Pse duhen elementë të fortë sigurie në kartën e LSI

Pse duhen elementë të fortë sigurie në kartën e LSI

87
0
Shares

LSI ka prezantuar kartat e reja të anëtarësisë.

Sipas zyrtarëve të kësaj partie ato kanë elementë të fortë sigurie.

“Kartat e reja të anëtarësisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë elementë të fortë sigurie gjë që do të ndihmojnë cdo anëtar për të qenë pjesëmarrës aktiv në të gjithë procesin e zgjedhjeve që do të fillojë #lsi — në Laboratori Social I Intelegjences (LSI)”, shkruan Emiljano Aleksi, zëdhënësi i kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.

Elementët e sigurisë do të thotë se ato lënë gjurmë duke shmangur mundësinë që një anëtar i LSI të votojë dy herë, që vota e tij do të numërohet sic është dhënë në zgjedhjet “1 anëtar, 1 votë” brenda LSI dhe nuk do të tjetërsohet.

Ende nuk dihet nëse këto karta anëtarësie bëjnë të mundur që të pengojnë blerjen dhe shitjen e votave.

Në LSI ka mjeshtra të votimit kështu që elementët e sigurisë janë të domosdoshëm edhe kur votohet brenda partisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY