Edi Rama sinjale biznesit, mos financoni Lëvizjen Blushi

Edi Rama sinjale biznesit, mos financoni Lëvizjen Blushi

70
0
Shares

Edi Rama ka paralajmëruar bizneset e Tiranës apo qyteteve të tjerë që të mos financojnë lëvizjen e Ben Blushit për të marrë kreun e Partisë Socialiste.

Një tjetër gazetë afër qeverisë po sot përvecse ka sulmuar lëvizjen e Blushit ka paralajmëruar për një fushatë ndëshkimesh ndaj kompanive që dyshohen se mund të mbështesin nismën Blushi.

“Biznesmenë në Tiranë pranojnë në biseda konfidenciale se kanë marrë kërkesa javët e fundit për shuma të konsiderueshme parash nga deputeti Ben Blushi.

Paratë janë kërkuar si “fonde për fushatën” e re politike të deputetit që njihet për tonet kritike ndaj kryeministrit Rama.

Disa prej biznesmenëve pohojnë se kanë marrë një kërkesë të tillë edhe më parë, në rrethana që korrespondojnë me rrethanat e sotme të kritikave të Blushit brenda PS-së”, shkruan gazeta Dita e cila edhe pse është kritike me disa ministra të qeverisë njihet për gjuhën më të ashpër kundër opozitës.

blushi ne stadium

Gazeta nuk jep ndonjë rast që lidhet me paratë për Blushin por as nuk bind nëse po fsheh ndonjë rast të tillë, duke bërë diversion mbi garën që ka nisur deputeti i PS-së të cilën edhe vetë gazeta në fjalë e konsideron deri tani si gjerësisht si parimore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY