“Kur ra busti i Enverit, Koco Kokedhima u hodh në shatërvan”

“Kur ra busti i Enverit, Koco Kokedhima u hodh në shatërvan”

374
0
Shares

Në foto, shatërvani në castin e rrezimit të shtatores

Gazetari Ilir Kadia ka kujtuar sot një detaj nga 20 shkurti i vitit 1991, ndërkohë që si reporter i gazetës së njohur në atë kohë “Zëri i Rinisë” ndodhej në shesh në momentin e rrëzimit të bustit të diktatorit.

“20 shkurtit te 91′-ishit ja mbaj mend te gjitha sekondat.Ishte si nje enderr fati qe ndricohej nga Zoti vetem per kete pjesez te globit qe quhet Shqiperi.Mua me dukej vetja sikur isha gazetar i Rai qe nga sheshi Tien An Men po raportoja per studentet e Pekinit ndersa isha gazetar I “Zerit te Rinise” qe ne sheshin “Skenderbej” po shikoja studentet dhe popullin e Tiranes si rrezonin me fryme gogolin Enver Hoxha, pa patur te drejten e reportazhit. Ne shesh s’di si rastisi te takoj Koco Kokedhimen,mikun tim, nje nga udheheqesit e rinise komuniste. Koco kercente zgubthi sa here permendorja e Enver Hoxhes hepohej majtas dhe djathtas.Kur Enver Hoxha ra me rropame dhe gjithe populli shpertheu ne kercime si te Kocos,Kocua kerceu ne basenin e shatervanit me uje te ndotur deri ne gjunje! Pllaquritej ne ujin e ftohte akull ndersa Enverit I vihej kavo per ta terhequr zvarre mes sheshit e per t’ja cuar studenteve greviste dhurate!

Cerek shekulli qe nga ajo dite, dhe vetem tani, kur me thone se Koco ka ngritur nje perandori pasurie qe Enver Hoxha bashke me Mao Ce Dunin e Fidel Kastron as ne enderr nuk e kishin, them se ai ate cast te renies te permendores kur ne shihnim endrra ne diell, ai me kembe te ftohta ka pare te hapur rrugen per zenien e vendit te Enver Hoxhes por si udheheqes i pasur i popullit tone te majte e te varfer jo vetem nga…trute!”, kujton Kadia.

Por nje lexues I droni.al, Gjolek Serjani shkruan se Koco Kokedhima ka qene ne Fier ate dite pasdite. Shtatorja e Enverit eshte rrezuar ne mesdite ne Tirane. Serjani thote se Kokedhima ne ate kohe Sekretar I rinise komuniste ne Fier, qendronte rreth 100 metra larg bustit te Enverit ne ket qytet ne mbeshtetje te policies se drejtuar nga Kordha dhe Qiqi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY