Nishani con në Kushtetuese dekretimin e Ahmetaj dhe Ikonomit

Nishani con në Kushtetuese dekretimin e Ahmetaj dhe Ikonomit

75
0
Shares

Presidenti Bujar Nishani ka dërguar në Kushtetuese emërimin e ministrave të rinj të kabinetit Rama.

Presidenca njoftoi sot se Presidenti i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për interpretim të nenit 98 pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë.

Ndër të tjera Presidenti në kërkesën e tij shkruan se në datë 17.02.2016, Institucioni i Presidentit i ka përcjellë Kuvendit për shqyrtim të dy Dekretet për shkarkimin e Ministrave Cani dhe Ahmetaj, në mënyrë që të bëjë shqyrtimin e tyre.

Kuvendi i Shqipërisë në seancën e dt. 18.02.2016 nuk ka marrë në shqyrtim Dekretet e Presidentit të Republikës për shkarkimin e dy Ministrave respektivë të Financave dhe të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, duke lënë pa fuqi Dekretet e Presidentit të Republikës.

Kjo situatë ka krijuar një ngërç, pasi Presidenti nuk ka proceduar me emërimin e dy Ministrave të tjerë, që zëvendësojnë dy Ministrat e shkarkuar. Përsa kohë Dekretet e Presidentit për shkarkimin e dy Ministrave nuk janë shqyrtuar nga Kuvendi, do të thotë që ato kanë ngelur pa fuqi, thuhet në kërkesën për shqyrtim.

Do të jetë pa kuptim nëse Dekretet për Shkarkimin e Ministrave do të kenë votën kundër të Kuvendit, ndërkohë që Presidenti emëron dy ministra të tjerë referuar propozimit të Kryeministrit. Në rastin konkret, Kuvendi nuk i ka dhënë fuqi Dekreteve të Presidentit për shkarkimin e Ministrave, ndërkohë që Presidenti ka detyrimin kushtetues të shprehet me dekret për emërimin e dy ministrave të tjerë referuar propozimit të Kryeministrit brenda afatit 7 ditor, theksohet në kërkesën e Presidentit .

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY