Një kambist u grabit sot në mëngjes në Durrës ndërsa për pak sa nuk u vra në përpjekje për të shpëtuar nga vjedhja.
Të paktën 20 mijë euro iu grabitën kambistit Gavrosh Kocilja teksa po dilte nga hyrja e pallatit në lagjen nr. 9 prapa Poliklinikës
Ngjarja ka ndodhur në orën 7.50 të mëngjesit por është i mbajtur i fshehtë nga policia e Durrësit.
Tre personat që kryen grabitjen kanë qënë të armatosur dhe të maskuar.
Njëri prej autorëve ka qenë duke pritur në një makinë tip “Opel”, ndërkohë që dy të tjerët sapo kanë parë kambistin të dalë nga hyrja e pallatit të tij, e kanë goditur me qytën e pistoletës në kokë dhe më pas i kanë lidhur duart me kabullin e një karikusi celulari.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/