Ylli Pango për pjeshkën e Edi Ramës

Ylli Pango për pjeshkën e Edi Ramës

381
0
Shares

Ish-ministri i Kulturës dhe Turizmit, Ylli Pango ka polemizuar me Kryeministrin Edi Rama lidhur me një deklarata të bërë nga Kryeministri gjatë vizitës në Korçë.

Rama mes batutave të tjera në Korcë tha se në këtë qytet “nuk ka vetëm kërnacka, por edhe pjeshkë”.

“Ti duhet ta kuptosh se edhe batuta jote me “e ndritur”, humori yt me “brilant”, shkendijat e mendimit tend sipëran, shtatlartesia a shtatmadheria jote, autoriteti yt shtypes, pesha a hija jote e rende, jane nje dhe vetem nje.

Jane pak, shume pak edhe po tu shtosh te gjithe mediat servile a gojekycura qe te bejne fresk, qe i blen, i shtyp a i korrupton. Ja u bekeni 10, 15 ,ja nja 20 se bashku me to …vetem kaq.

A s’e kupton edhe, gjigand i sëmurë, qe media e gjere, ajo e lire, sociale, online, ka fituar, e ka mundur se fundmi perbindeshin e kontrolluar mediatik, qe me urdhrin tuaj e te tjereve si ti, ka vrare sa e sa njerez e shpirtra njerezish.

Ajo eshte aq e madhe tashme, sa nuk mund te perballet më dot askush me te, as oligarku, diktatori a paranojaku me i cmendur. Ajo, eshte media e gjere, media sociale, media e te gjitheve e paroberueshme nga asnje pronar manjat a politkan superior, nga asnje parti, pushtet, a monokrat. Ajo u DEMOKRATIZUA se fundmi. Eshte e lire. Cilido shkruan si ja do qejfi, si do e si mendon, pa kontroll e pa censure, pa urdher, …pa le te thone se ra niveli, se shkruan cilido e cfaredo, se u ndy e u shpela, se u mbush me budallallalleqe e te tjera si keto.

Ani, le te thone, le te kete sa te doni edhe nga keta…aty brenda si metali i cmuar brenda mineralit, gjendet e verteta, fakti, shpirti, ajo qe ndjejne njerezit.

Nuk e kontrollon dot o i fundmi i moderuar i diktatoreve, antinjerezoreve, shqiptarmohuesve, …Ti e ve re dhe vete.

Thjesht sa per ilustrim. Per nje pjeshke fole ti, dhjetra pjeshke te kalbura te fluturuan ne surrat…

Ja kendej nga media e gjere, media sociale, media e te gjitheve…”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY