A pengoi dekretimin e ministriave Ilir Meta!

A pengoi dekretimin e ministriave Ilir Meta!

67
0
Shares

A pengoi procedurën e emërimit të ministrave të rinj kryetari i Kuvendit Ilir Meta? Po të shikojmë me kujdes procedimin me vendimin e Kryeministrit dhe dekretimin e Presidentit, hallka që nuk ka funksionuar është vetëm parlamenti.

Parlamenti duhet të kishte kaluar dekretet e Presidentit për shkarkimin e dy ministrave më 18 shkurt kur u mblodh në seancë plenare. Votimi i dekreteve në parlament krijonte kushte që Presidenti pas shqyrtimit të vendimit të kryeministrit për emërimin e e 2 ministrave të rinj të kishte mundësi dekretimi brenda afateve ligjore.

Por kjo nuk ndodhi.

Ja si kanë lëvizur vendimet dhe dekretet përgjatë periudhës nga 17 shkurti deri sot sipas kërkesës së Presidentit drejtuar Gjykatës Kushtetuese:

1.1 Në datë 17.02.2016 Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, referuar nenit 98 pika 1 së Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, përmes 2 shkresave i ka propozuar Presidentit të Republikës shkarkimin e z. Shkëlqim Cani, Ministër i Financave dhe të z. Arben Ahmetaj, Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Në të njëjtën datë, Kryeministri përmes dy shkresave i ka propozuar Presidentit të Republikës emërimin e znj. Milva Ekonomi, Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes si dhe të z. Arben Ahmetaj, Ministër i Financave.

1.2 Presidenti i Republikës në zbatim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë përmes Dekretit nr. 9427, dt.17.02.2016 ka shkarkuar nga detyra e Ministrit të Financave z. Shkëlqim Cani, Ministër i Financave. Ndërsa, përmes Dekretit nr. 9426, dt.17.02.2016 ka shkarkuar nga detyra z. Arben Ahmetaj, Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

1.3 Në datë 17.02.2016, Institucioni i Presidentit i ka përcjellë Kuvendit për shqyrtim të dy Dekretet për shkarkimin e Ministrave Cani dhe Ahmetaj, në mënyrë që të bëjë shqyrtimin e tyre referuar nenit 98 pika 2 e Kushtetutës. Kuvendi i Shqipërisë në seancën e dt. 18.02.2016 nuk ka marrë në shqyrtim Dekretet e Presidentit të Republikës për shkarkimin e dy Ministrave respektivë të Financave dhe të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, duke lënë pa fuqi Dekretet e Presidentit të Republikës.

1.4 Referuar Vendimit nr. 6, dt. 18.01.2002 të Gjykatës Kushtetuese, ‘Shqyrtimi i Dekretit të Presidentit të Republikës, i nxjerrë në përputhje me pikën 2 të nenit 98 të Kushtetutës, nuk kufizohet vetëm në kontrollin formal të tij, por dhe në atë substancial, sepse ai është akt i një kontrolli politik të ngjashëm me atë që ushtrohet në kuadrin e një mocioni besimi apo mosbesimi.’ Në këtë kuptim Gjykata Kushtetuese, në interpretimin që i ka bërë nenit 98 pika 2 e tij , ka arritur në konkluzionin se Kuvendi e kontrollon Qeverinë dhe aktin e Presidentit me mjete demokratike dhe jo përmes heshtjes dhe se Kuvendi edhe në rast të kalimit 10 ditor të përcaktuar në Kushtetutë, duhet të marrë medoemos në shqyrtim Dekretet e Presidentit sa i takon shkarkimit të Ministrave.

1.5 Kjo situatë ka krijuar një ngërç, pasi Presidenti nuk ka proceduar me emërimin e dy Ministrave të tjerë, që zëvendësojnë dy Ministrat e shkarkuar. Përsa kohë Dekretet e Presidentit për shkarkimin e dy Ministrave nuk janë shqyrtuar nga Kuvendi, do të thotë që ato kanë ngelur pa fuqi. Do të jetë pa kuptim nëse Dekretet për Shkarkimin e Ministrave do të kenë votën kundër të Kuvendit, ndërkohë që Presidenti emëron dy ministra të tjerë referuar propozimit të Kryeministrit. Në rastin konkret, Kuvendi nuk i ka dhënë fuqi Dekreteve të Presidentit për shkarkimin e Ministrave, ndërkohë që Presidenti ka detyrimin kushtetues të shprehet me dekret për emërimin e dy ministrave të tjerë referuar propozimit të Kryeministrit brenda afatit 7 ditor .

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY