FOTO/Muxhahedinët, në punë nuk i marrin por një universitet “hap” dyert

FOTO/Muxhahedinët, në punë nuk i marrin por një universitet “hap” dyert

74
0
Shares

Një ish-universitet privat është kthyer e përshtatur në kamp për muxhahedinët e mbërritur në Shqipëri.
Por si jetojnë Muxhahedinët në këtë Kamp?
Gratë dhe burrat jetojnë në ambiente të veçuara, çdo lëvizje që ata bëjnë jashtë kampit duhet ta regjistrojnë pranë kësaj zyre ku një prej zonjave mban shënim itinerarin për hyrje daljet.
Ky kamp nuk është i vetmi i afrohemi Tiranës dhe muxhahedinët banojnë dhe në apartamente.
Për muxhahedinët Shqipëria konsiderohet një vend i vogël me zemër të madhe, ndërsa pas vizitës së sekretarit Amerikan të Shtetit Jon Karry diskutimi publik është ndezur nëse do të vinë 2 apo 3 mijë Muxhahedin.
Zyrtarisht ende nuk ka asnjë marrëveshje publike si nga Qeveria Shqiptare si nga departamenti i shtetit, ndërsa aktualisht në vendin tonë të shpërndarë në Tiranë, Mëzes, Durrës, Golem e Kavajë janë afro 860 Muxhahedin të mbërritur prej vitit 2012 deri më sot.
Të shumtë janë muxhahedinët të cilët kanë ardhur në Shqipëri për të kërkuar azil politik. Shumica prej tyre kanë lënë ambientet e kampit që ndodhet në zonën e Babrrusë në kryeqytet, ndërsa kanë marrë apartamente me qira për të banuar. Tre prej muxhahedinëve të ardhur nga Irani për të kërkuar azil politik në Shqipëri, tregojnë për Shqiptarja.com mënyrën e jetesës në vendin nga ata vinin dhe përshtatja e tyre në Shqipëri.
Muxhahedinët u shprehën se këtu në Shqipëri paguhen nga organizata me një shumë prej 45 mijë lekësh, të cilat i përdorin për të paguar qiranë e shtëpisë dhe për të kaluar muajin. Por, ata thonë se në këtë vend është shumë e vështirë për t’u punësuar, ndaj edhe e mendojnë largimin nga Shqipëri por jo për t’u kthyer në Iran.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY