PD: Oligarkët Rama e Veliaj të heqin dorë nga dhuna ndaj protestuesve...

PD: Oligarkët Rama e Veliaj të heqin dorë nga dhuna ndaj protestuesve dhe afera korruptive te “Liqeni”

60
0
Shares

PD ka dënuar dhunën ndaj protestuesve që dolën sot në mbrojtje të Parkut të Liqenit.
Duke e cilësuar këtë dhunë të shëmtuar e burracake të urdhëruar nga Edi Rama dhe Erion Veliaj, PD konfirmon mbështetjen ndaj kësaj proteste dhe lirimin e të shoqëruarve në polic.
PD garanton se protesta në mbrojtje të pasurisë kombëtare do të vazhdojë ndaj oligarkëve Rama e Veliaj, ndërsa fton qytetarët në një tjetër protestë nesër në orën 10.00, para baskisë së Tiranës.
“Partia Demokratike dënon ashpër dhunën e ushtruar sot ndaj të rinjve, ndaj të moshuarve, ndaj burrave e grave të Tiranës, që kanë dalë në mbrojtje të pasurisë së tyre, kanë dalë në mbrojtje të Parkut të Liqenit. Kjo dhunë e shëmtuar burracakësh është urdhëruar nga Edi Rama dhe Erion Veliaj, për të mbrojtur aferën korruptive të ndërtimit të paligjshëm.
Partia Demokratike mbështet qëndresën e shoqërisë civile dhe qytetarëve të Tiranës. Ne jemi në krahun e tyre në këtë lëvizje vendimtare për të ardhmen e qytetit dhe të demokracisë në vend.
Partia Demokratike kërkon hetim të menjëhershëm nga prokuroria dhe vënie para ligjit të policëve që kanë ushtruar sot dhunë si dhe eprorëve të tyre. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të qytetarëve që janë shoqëruar në polici.
Protesta e qytetarëve të bashkuar në mbrojtje të pasurisë publike jo vetëm nuk ndalet, por do të përshkallëzohet  deri në ndaljen e oligarkut lokal të Edi Ramës, mashtruesit të korruptuar Erion Veliaj. Ju bëjmë thirrje qytetarëve të Tiranës të bashkohen nesër në orën 10 para Bashkisë dhe më pas në marshimin e protestës drejt Parkut të Liqenit”, deklaron PD.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY