FOTO/ Fushë-Krujë, përfundon “Saga”, sekuestrohen 30 kallëpë eksploziv, 4 të arrestuar

FOTO/ Fushë-Krujë, përfundon “Saga”, sekuestrohen 30 kallëpë eksploziv, 4 të arrestuar

126
0
Shares

Janë sekuestruar 30 kallëpë me lëndë plasëse eksploziv dhe kaspolla detonatore me fitil zjarrëpërcjellës. Operacioni i koduar “Saga” është zhvilluar në Fushë Krujë pas informacioneve të marra nga Strukturat Policore dhe një pune hetimore të mirëorganizuar.
Në pranga janë vënë 4 persona, mes tyre edhe një grua.
1-Vjollca  Sorra 42 vjeçe,banuese në Burrel;
2-Edmond Demiri 32 vjeç, banues në Burrel;
3-Robert Doku 30 vjeç, banues në Burrel;
4-Viktor Hanaj 33 vjeç, banues në Burrel
Sipas policisë arrestimi i tyre u bë pasi, në bazë të informacioneve që dispononin Specialistët e Trafiqeve gjatë kontrollit të ushtruar në çantat e shtetasve të mësipërm,  I’u  gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 30 kallëpë e dyshuar si lëndë plasëse eksploziv me peshë rreth 6  kg, 29 copë kapsolla detonatore ku 13 prej tyre ishin të përgatitura me fitil zjarrpërcjellës,  4 aparatë telefoni celular, një mjet tip Benz.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive” në bashkëpunim parashikuar në nenin 282/ a , 25 të Kodit Penal.

'Foto:

'Foto:

'Foto:

'Foto:

'Foto:

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY