Foto Ilustruese
Një tentativë grabitje ka ndodhur mesditën e sotme në akset rrugore të vendit.
Tentativa e grabitjes ka ndodhur në rreth orës 12.00, te “Mbikalimi” i Fushë Krujës.
Persona të armatosur i ka në zënë rrugën B. D., 50 vjeç, punonjës i një pike karburanti, banues në Fushë Krujë, i cili ishte duke drejtuar një automjet tip “Benz”. Pasi ai ka refuzuar të ndalojë, personat e armatosur kanë hapur zjarr në pjesën e përparme të automjetit.
Pa njoftimit në vendngjarje shkuan efektivët e Policisë, por ende nuk kanë rënë në gjurmët e grabitësve, ende të paidentifikuar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/