Kontrabanda me cigaret “Merhaba”, aksioni u dekonspirua, lirohen tre të arrestuarit

Kontrabanda me cigaret “Merhaba”, aksioni u dekonspirua, lirohen tre të arrestuarit

100
0
Shares

Mungesa e provave për shkak të dekonspirimit të aksionit antikontrabandë çon drejt lirimit 3 të arrestuarit me 550 mijë paketa cigare.
Gjykata e Durrësit caktoi “detyrim paraqitje” për shoferin e kamionit të transportonte cigare, liroi kundrejt garancisë pasurore prej 15 mijë eurosh shtetasen turke, Gjuljen Sami, ndërsa për personin e tretë pret të depozitojë garancinë prej 10 mijë eurosh për ta lirua.
Dekonspirim i operacionit nga ka çuar në lirimin e dy nga tre të arrestuarit kontrabandës së cigareve, ndërsa të shtunën pritet edhe lirimi i të arrestuarit të tretë. Vendimi është marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e cila ka lënë të lirë kundrejt garancisë pasurore me vlerën 15 mijë euro Gjuljen Sami 52 vjeçe, e cila ishte porositësja e mallit ndërsa për Ilir Dengu 53 vjeç shoferi i kamionit gjykata vendosi detyrim paraqitje dy herë në muaj pranë oficerit gjyqësor.
Masa e sigurimit për 46 vjecarin Irfan Ameti u shty për shkak se familjarët nuk mundën të paraqesin në kohë transaksionin bankar për garancinë pasurore prej 10 mijë euro të derdhur në favor të këtij shtetasi. Të tre të arrestuarit dyshohen se në bashkëpunim me njëri -tjetrin kanë deklaruar si mallra transit një sasi prej 1100 koli cigare të markës “Merhaba” me destinacion Sllovakinë ndërkohë që krijohen dyshime se destinacioni përfundimtar do të ishte Maqedonia e dalë kjo nga përgjimet.
Informacioni është siguruar nga shërbimet e huaja. Të cilat kanë njoftuar autoritete shqiptare se një kamion i mbushur me cigare nga Kombinati i Duhanit Podgoricë është nisur transit me destinacion të fundit shtetin Sllovak. Autoriteteve shqiptare madje i është kërkuar që të vëzhgonin lëvizjet e kamionit për të shkuar te porositësit e mallit.
Automjeti ka kaluar pikën kufitare të Hanit të Hotit ku ka bërë dhe procedurën doganore të transitit. Nga kjo pikë është shoqëruar në Degën doganore të Tiranës nga një grup oficerë të Antikondrabandës grupi Nr. 4. Nga kontrolli i ushtruar u konstatua një sasi cigaresh e markës MERHABA prej 1100 Koli.
Nga këqyrja e dokumentacionit u krijua dyshimi se subjekti nuk figuron i regjistruar për këtë aktivitet dhe marka e mallit është e pa regjistruar. Në vijimësi është shoqëruar kamioni nga pika e kalimit kufitar Hani i Hotit deri në doganën Tiranë. Pas kontrollit në doganën e Tiranës ky automjet është shoqëruar në Degën e Doganës Durrës nga ku pretendohej se do të kalonte transit.
Rreth orës 18.00 është bërë sekuestrimi i automjetit dhe gjithë sasisë së cigareve si dhe u bë arrestimi i tre shoqëruesve të mallit pa u lëne të shkonte . Nga të dhënat e para rezulton se subjekti pritës i pretenduar “Afrodeating-se s.r.o” në Sllovaki nuk ekziston ç’ka krijon dyshime se ky mall do të kalonte për diku tjetër.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

Kontrabanda me cigaret “Merhaba”, dekonspirohet aksioni që do të “peshkonte” doganierë
/web/Kontrabanda_me_cigaret_Merhaba_dekonspirohet_aksioni_qe_do_te_peshkonte_doganiere_14738_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY