Presidenti polak letër Metës: Miqësia mes dy vendeve do të forcohet akoma...

Presidenti polak letër Metës: Miqësia mes dy vendeve do të forcohet akoma më shumë

106
0
Shares

Presidenti i Republikës së Polonisë, Andrzej Duda, ka uruar Ilir Meta me rastin e zgjedhjes si President i Republikës së Shqipërisë. Përmes një telegrami urimi, Duda shprehet se Polonia i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve miqësore me Shqipërinë.
Gjithashtu, Presidenti i Polonisë thekson se përvoja politike dhe përkushtimi ndaj përhapjes së vlerave demokratike do të ndihmojnë Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit evropian.

Letra e plotë
I nderuar zoti President, Me rastin e zgjedhjes suaj në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, më lejoni t’ju shpreh urimet e sinqerta në emër të kombit polak dhe në emrin tim. Me këtë rast, më lejoni të theksoj, që Polonia i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve miqësore dhe reciprokisht të dobishme me Shqipërinë.
Unë besoj se marrëdhëniet diplomatike, 80-vjetorin e të cilave festojmë këtë vit, si dhe bashkëpunimi dhe miqësia afatgjatë midis Polonisë dhe Republikës së Shqipërisë, gjithashtu në NATO, do të forcohen dhe thellohen më tej. Unë jam i bindur se përvoja politike dhe përkushtimi ndaj përhapjes së vlerave demokratike do të ndihmojnë Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit evropian.
Ju lutem pranoni, Z. President urimet më të mira për suksese në realizimin e misionit tuaj i cili do të shërbejë për sigurimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të qytetarëve të Shqipërisë
Me respektin tim më të lartë,
Andrzej Duda Presidenti i Republikës së Polonisë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY