Dita e fitores është afër tha Lulzim Basha ndërsa ishte në cadrën e protestës i rrethuar nga drejtues të 27 partive politike në Shqipëri që iu bashkuan PD për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit.
Në fjalën e tij kreu i PR, Fatmir Mediu tha se se jemi këtu në protestë në emër të miliona shqiptarëve që duna një shqipëri evropiane, që nuk e presin nga një njeri por nga bindja e tyre. Si asnjëherë tjetër në historinë pluraliste ne kemi një koalicion opozitar të gjitha partive politike që e kanë të qartë se asnjë karrige nuk vlen sa shenjtëria e votës. Zgjedhje të lira dhe të drejta ose rrugë pas nuk ka. Qytetarët shqiptarë nuk janë të dorës së dytë. Ne duam t’ia kthejmë pushtetin shqiptarëve, tha Mediu.
Ndërsa kreu i LZHK, Dashamir Shehi tha se se sic e shikoni, ne jemi shumë. Sot kemi marrë një vendim të parecedentë në historinë e Shqipërisë, jo të konstestojmë zgjedhjet, por ne të mos hyjmë në zgjedhje. Dikush mund të thotë se keni hyrë në një rrugë pa krye, ne jemi futur në një rrugë që e dimë mirë, tha Dashamir Shehi. Ai u bëri thirrje disa partive të tjera që janë regjistruar që të tërhiqen pasi kanë kohë ta bëjnë këtë gjë. Rruga është shumë e vështirë por do t’ia dalim. Fëmijëve tanë duhet tu kthejmë Shqipërinë sic na e lanë pa drogë.
Ndërsa kreu i PBDNJ, Vangjel Dule tha se me 18 shkurt ishte një tubim i paprecedent në historinë politike dhe për cadrën thanë se do të kemi 3 javë protestë. Por kanë kaluar një muaj e më shumë. Protesta vijon. Sot skadon afati i regjistrimit të partive politike. Gjysma apo më shumë e partive nuk është regjistruar. Gjysma e gjysmës thonë se nuk marrin pjesë në zgjedhje farsë. Kanë mbetur ata që kanë kanabizuar Shqipërinë. Juve që jeni këtu dhe qindra mijëra që nuk ajnë këtu duhet të jeni më së të qartë; rruga e qëndresës. Nuk mudn të falë fitoren atë që e ka të sigurt humbjen. Rama nuk mund të tregohet racional. Duhet të jemi të përgaditur për iracionalitetin ekstrem, tha Dule.
Ndërsa Agron Duka tha se PAA i ka dhënë fjalën gjithë popullit shqiptar se do të qëndroje deri në zgjedhje të lira dhe të drejta. Nuk është e lehtë të japësh fjalën, ne kemi gjykuar gjatë dhe kemi vendosur. Tani nuk ka pse dikush të ketë merak. Përkrahim LSI që thotë se nuk bëhet zgjedhje farsë. Kryeministri që thotë cfarë lidhje ka kanabisi me zgjedhjet nuk mund të jetë më kryeministër.
Kreu i AK, Kreshnik Spahiu tha se sot është ngjarje e madhe; për herë të parë pas 27 vitesh pluralizëm kemi një parti që kërkon të na kthejë pas në kohën e që kishim harruar. Vendimi i madh i opozitës shqiptare është mbrojtja e kauzës së shqiptarëve. “Nga lufta vec ai largohet që është lindur tradhëtor”. Në këtë luftë askush nuk trdhëtoi se i kanë besuar Lulzim Bashës për kuazën. Nga ky moment fillon besa e liderit të opozitës me ju që i qëndruat afër kauzës. Të rrëzojmë të pabesin dhe të krijojmë besëlidhjen, tha Spahiu. Rama ti nuk ke ftyrë të ulesh me jurista se gjithë jetën je ulur ma mallista, theksoi kreu i AK. Mos thoni Rama ik, por Rama ra, përfundoi ai. Droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/