Basha sërish thirrje për dialog Ramës, falënderim edhe për LSI

Basha sërish thirrje për dialog Ramës, falënderim edhe për LSI

54
0
Shares

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i rrethuar nga të gjithë drejtuesit e partive të opozitës që bojkotuan zgjedhjet e 18 qershorit shtriu dorën e dialogut në ditën e fundit të afatit të regjistrimit të partive politike për ti dhënë fund krizës politike.

“Duam dialog. Tash 5 ditë presim dhe dora e shtrirë për një dialog paqësor dhe konstruktiv pa kushte refuzohet nga ai që është mësuar t’i flasë popullit të vet me monologë që s’japin zgjidhje. Por kurrë nuk është vonë. Edhe sot nga ky shesh dora për dialog mbetet e shtrirë për t’i dhënë fund krizës. Por ne nuk tërhiqemi nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe nga qeveria teknike”, tha Basha.

Basha më tej falënderoi edhe partitë që nuk janë në koalicion me PD-në por që duan zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe qeveri teknike.

“Falënderojmë me mirënjohje të thellë, të gjitha ato parti që s’janë pjesë e koalicionit tonë por që mbështesin kauzën tonë. Faleminderit dhe mirënjohje të thellë për ju që na mbështesni në kauzën tonë, gjithmonë nëse jeni të sinqertë”, ishte mesazhi i Bashës drejtuar LSI-së, që së fundmi është shprehur për qeveri besimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY