“Nga kanabisi te korrupsioni në Shqipëri” është një shkrim kryesor në gazetën “New Europe” i cili përshkruan korrupsionin dhe problemin e kultivimit të kanabisit në Shqipëri.
Artikulli e cilëson Shqipërinë si një burim kryesor i marijuanës dhe gjithashtu vend tranziti për kalimin e kokainës dhe heroinës, duke u mbështetur në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit. Më pas përmendet shqetësimi italian, duke cituar këtu kreun Prokurorisë Anti-mafia, Franco Robeti, i cili më 27 mars vizitoi Tiranën, “me shpresën se do të nënshkruante një marrëveshje me qeverinë shqiptare”, për problemin e kultivimit të kanabisit.
Në vijim të shkrimit “New Europe” i kthehet shkarkimit të Ylli Manjanit nga kryeministri Rama, për shkak se ish-ministri i Drejtësisë u shpreh për futjen e ushtrisë në luftën kundër kanabisit. Më pas përmendet edhe Klement Balili, i cilësuar si “Eskobari i Ballkanit”, si dhe theksohet fakti se media të rëndësishme botërore kanë raportuar për problemin e kanabisit në Shqipëri.
Në artikull citohet edhe një deklaratë e kreut të opozitës, Lulzim Basha, i cili ka thënë se “mijëra shqiptarë nuk kanë asnjë alternativë tjetër sepse masat sociale dhe ekonomike të qeverisë për të ndihmuar zonat rurale kanë dështuar, prandaj sipas tij njerëzit janë të detyruar të punojnë në parcelat me kanabis.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/