FOTO/ Kamza së shpejti me kampus arsimor, kryebashkiaku Mziu nënshkruan në Malajzi

FOTO/ Kamza së shpejti me kampus arsimor, kryebashkiaku Mziu nënshkruan në Malajzi

74
0
Shares

Së shpejti në Kamëz do të ndërtohet një kampus arsimor me standardet ndërkombëtare bashkëkohore në fushën e mësimdhënies. Firma është hedhur nga kryetari i bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, dhe drejtores, njëkohësisht themelueses së Kampusit të Kolegjeve Cempaka në Kuala Lumpur, Malajzi, Dato Freida Pilus.
Informacioni konfirmohet zyrtarisht nga burime të bashkiës së Kamzës.
xhelal mziu, malajzi1Kryetari i bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, ishte pjesë e një takimi zyrtar 3-ditor të organizuar me nismën dhe ftesën e Pilus për të konkretizuar bashkëpunimin në fushën e arsimit. Takimi u realizua në Kampusin Cempaka. Nxënësit e këtij kolegji kënduan në gjuhën shqipe Himnin Kombëtar të Shqipërisë si dhe uruan mirëseardhjen e kryebashkiakut Mziu me një shfaqje në skenën e Kampusit. 
Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, ishte i ftuar gjithashtu, së bashku me themeluesen e Kampusit të Kolegjeve Cempaka Dato Freida Pilus në emisionin televiziv Kombëtar të Malajzisë, ku aty u diskutuan edhe para opinionit publik fushat e bashkëpunimit.

Negociatat për kampusin
xhelal mziu, malajzi2Fillesat e para të bashkëpunimit midis dy institucioneve kanë qenë në takimin e ceremonisë të Çmimeve në Samitin e Liderëve, “Oxford”, Britani e Madhe, 16-19 dhjetor 2013. Negociatat e përbashkëta të ndërmarra me hapa të shpejtë konkretë për të realizuar një sipërmarrje, qëllim kanë ngritjen e një institucioni arsimor në Kamëz, njësoj si ai në Malajzi.
Si sipërmarrëse e EDUGIFT-it, Dato Freida Pilus, ka një ekspertizë të gjerë ku ka shpenzuar shumë dekada në fushën e arsimit dhe fillesat janë që në vitin 1983.
Arsyet e takimit zyrtar ndërmjet bashkisë Kamëz dhe grupit të shkollave Cempaka ishte ndërtimi i një kampusi arsimor në Kamëz, i cili do të ofrojë një mundësi të jashtëzakonshme arsimi të standardeve ndërkombëtare më të mira për fëmijët në qytetin e Kamzës. Ky projekt i madh do të jetë jashtëzakonisht i qëndrueshëm, sepse po planifikohet të ndërtohet dhe menaxhohet në mënyrë profesionale, me kujdes dhe përkushtim.
Gjithashtu në këtë kampus, përveç kurrikulave arsimore, do të ketë programe të ndryshme, të cilat do të kontribuojnë në disa aktivitete sociale dhe ekonomike që do të ndikojnë në zhvillimin e qytetit. Institucionit Arsimor Cempaka
Një moment tepër i rëndësishëm i këtij takimi ishte nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit  midis bashkisë Kamëz dhe Institucionit Arsimor Cempaka, që konkretizon bashkëpunimin mes dy institucioneve.

Përvoja e Malajzisë
xhelal mziu, malajzi4Institucioni Arsimor Cempaka në Malajzi është një grup shkollash private themeluar në vitin 1983 dhe është një Qendër IB School Botërore dhe sipas modelit Cambridge. Misioni, vizioni dhe qëllimet e kësaj qendre janë angazhimi për të siguruar përsosmëri në arsim. Motoja e kampusit është “Sfidojmë me mendje, forcojmë trupin dhe edukojmë shpirtin”.
Në përputhje me misionin për t’u bërë shkolla kryesore e zgjedhjes në rajon, Institucioni Arsimor Cempaka ka prodhuar studentë të suksesshëm të cilët janë përfitues të gjithanshëm, dijetarë me të dhëna të fuqishme akademike, aktivë në aktivitetet bashkë-kurrikulare dhe të përfshirë në përvojat kuptimplota të shërbimit në komunitet. Institucioni Arsimor Cempaka është nderuar më parë si Shkollë e Shquar në Azinë Jugore për përdorimin e teknologjisë.
Institucioni Arsimor Cempaka  regjistron një normë 100% universitare të pranimit. Ndër arritjet e saj të shquara janë “Ëorld Champions” në shkencë, matematikë dhe letërsi në Konkursin Botëror të Arsimit nga viti 2009 deri në 2013. Kohët e fundit, Kolegji Ndërkombëtar i Vajzave në Cempaka u nderua me çmimin “Kolegji më i mirë për pozicionin udhëheqës në fushën arsimore”. Sot, grupi i shkollave Cempaka është një institucion me famë që ofron arsim të standardit botëror.
Kolegji Ndërkombëtar Cempaka i Vajzave në Malajzi, është një prej shkollave të këtij rrjeti. Ky kolegj është një nga shkollat më të mira në rajonin ku ndodhet dhe ofron kushte të favorshme për nxënëset e tij. Me disa vite trashëgimi në fushën e arsimit ky institucion është përqendruar në cilësinë e lartë, në një gamë të gjerë aktivitetesh sportive, si artesh të bukura, ku përfshihet muzika, teatri, kërcimi etj.
xhelal mziu, malajzi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY