Prokuroria e Krimeve të Rënda mbyll hetimet dhe dërgon në gjykatë dosjen për prokurorin Haxhi Giu, i akuzuar për korrupsion.
Seancën e kaluar gjyqësore, Gjykata e Krimeve të Rënda urdhëroi ekzaminimin shëndetësor për ish-Prokurorin e Krujës, pasi avokati mbrojtës deklaroi se klienti i tij ka probleme kardiake dhe për këtë arsye ndodhet i shtruar në spitalin e burgut.
Me këtë argument avokati kërkoi lehtësim të masës së sigurisë. Pasi mori ne shqyrtim kërkesën gjykata vendosi të caktojë ekspertë për të kryer ekzaminimin mjekësor për të pandehurin.
Prokurori i Krujës, Haxhi Giu, u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar dhe akuzohet për ‘korrupsion pasiv’.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/