Ç’po ndodh me RTSH?!
Rama kërkon domosdoshmërisht të vendosë në krye të RTSH, “për t’ia kthyer këtë publikut”, ish-kryeredaktorin e “Zërit të Popullit” para viteve ’90, përkundrejt rivalit të tij që është Rektori i Universitetit të Arteve.
Këta duan ti gjejnë ligjin (duke e shpërfytyruar atë) njeriut të tyre dhe jo ligjit njeriun e duhur! E konsiderojnë ligjin sikur të jetë statuti i PS, që ndryshohet sa herë duhet të qëndrojë Rama në krye.
Sot mazhoranca në Komisionin e Edukimit dhe Mjetet e Informimit publik, ka miratuar ndryshimet në nenin 102 të Ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive”.
Neni përcaktonte sipas frymës së ligjit në pikën 3 të tij se: “KDRTSH emëron dhe liron Drejtorin e Përgjithshëm me dy të tretat e votave të të gjithë anëtarëve të tij, sipas procedurës së përcaktuar në statut”.
Ndryshimi i kërkuar, deformon normën ligjore të konsensusit politik, duke devijuar zgjedhjen në raundin e katërt dhe të pestë me shumicë të thjeshtë (KDRTSH përbëhet nga 11 anëtarë të zgjedhur nga Komisioni dhe të mandatuar në Parlament. Pesë me pëlqimin e opozitës. Pesë të Mazhorancës e cila ka dhe drejtuesin). I vetmi ndryshim i lejuar, por të cilin e bën po vetë KDRTSH, është procedura që i takon statutit dhe jo norma ligjore e 2/3.
Argumenti i dhënë:
Po e bëjmë si Presidenti!
Harruan që Presidentin nga mëngjesi deri në darkë, këta e ulin dhe e ngrenë si partiak, PD-ist e Berishist, sepse ka marrë votat e shumicës së atëhershme, megjithëse qartazi ai përfaqëson me Kushtetutë unitetin e popullit.
Siç duket, ish-kryeredaktori i “Zërit të Popullit”, do na sjellë atë që na ka munguar deri më tani!
Do jetë zëri i “popullit” në emër të partisë, në RTSH!
Pra i pavarur tërësisht, përveç se në gozhdë! Lum si ne!
Po bëjnë “reformë” këta! Dhe në emër të “reformës” nuk ka ligj që i ndal! Sepse po i ndali, këta vrasin e presin çdo ligj me ato një milion vota…
Argumenti tjetër:
Përfaqësuesit e PD kanë krijuar ngërç!
Për çfarë ngërçi bëhet fjalë, kur ata kanë votuar dhe kanë bërë kuorumin e domosdoshëm. Aq më tepër kur vota është e fshehtë dhe të dy kandidatët janë me vokacion tërësisht të majtë?!
Shumë thjeshtë shumica mund të kishte bashkuar votën me pakicën, për të zgjedhur ish anëtarin e Asamblesë së PS, pa mallkuar aspak ligjin. Pra ndryshimi ligjor nuk kishte pse të ndodhte. Por nuk i lë Rama “të mjerët”!
Aq më keq që për shkarkim, kanë vendosur kushtin e 2/3 të votave. Pra e zgjedhin me shumicë të thjeshtë dhe e blindojnë me shumicë të cilësuar.
Demokraci alla-Rama!
Pas kësaj i fusin dhe një kërcënim: Po nuk u zgjodh drejtori, KDRTSH shpërndahet! Se si mund të shpërndahet një institucion me mandat të dhënë nga Parlamenti, vetëm hajvanlliqet e Ramës e shpjegojnë.
Gomarllëku më i madh është se këta nuk shohin përtej hundës së vet dhe qëllimi i ka errësuar arsyen: neni 99 i cili nuk është amenduar, e pengon veprim e amendimit të nenit 102 të bërë sot.
Arsyeja e këtij nxitimi:
Po përgatitet tenderi miliona eurosh i mirëmbajtjes së teknologjisë digjitale që në fakt, sipas kontratës për dy vite ka për detyrë firma gjermane që po kryen instalimin. Ramës për këtë i duhet një “Beqe” i vjetër, që të jetë “lepe, peqe”!
Shkurt: Për të realizuar vjedhjen e radhës së shekullit!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/