Përfaqësues të biznesit kanë dalë të pakënaqur nga takimi i zhvilluar sot në mbrëmje me kryebashkiakun Erion Veliaj, ndërsa në fokus të diskutimit kanë qenë disa kërkesa.
Pas takimit të sotëm, në qoftë se edhe pasnesër nuk arrihet asnjë marrëveshje, bizneset paralajmërojnë mostërheqje dhe përshkallëzim të protestës së tyre.
Pas takimit, një nga përfaqësuesit e biznesit kryeqytetas pohoi se në bashki u parashtruan 7 kërkesa, disa nga të cilat sipas tij nuk u pranuan. Neranxi ndër të tjera deklaroi se kryebashkiaku Veliaj u tërhoq nga tarifa e tavolinës, e cila do të bëhet zero.
“Shkuam me 7 propozime, disa nuk u pranuan. Pikat që nuk u pranuan ishin me hapësirën publike dhe 10-fishimin e tarifës. Ne kishim rënë dakord për tarifën 1500 lekë për metër katrorë, siç ka qenë. Diskutimi u la i hapur për pasnesër”, theksoi përfaqësuesi i biznesve.
Bizneset propozuan taksim të diferencuar për sipërfaqen publike.
Propozimi i diferencuar
0 – 40 metër katrorë, 150 lekë/metër katrorë
40 – 80 metër katrorë, 300 lekë/metër katrorë
80 – 120 metër katrorë, 450 lekë/metër katrorë
Mbi 120 metër katrorë, dhjetëfishi, sa e ka vendosur bashkia
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/