BLEDI KASMI/Turp, Ardit Gjebrea!

BLEDI KASMI/Turp, Ardit Gjebrea!

87
0
Shares

Ky vend po çmendet me shpejtësi.

Antikorpet që duhet të mbajnë një shoqëri në binarë kanë rënë. Institucionet bien një e nga një. Pushtetet që duhet të ishin të ndara janë bashkuar në një të vetëm, sipas parimit bolshevik, i gjithë pushteti sovjetëve.

Gjykatat lëpijnë jargët e pushtetit, prokuroria me një këmbë në varr nga presionet, ekzekutivi dhe legjislativi njësh me krimin, ndërsa mediat, shumica prej tyre, që të gjitha bashkë nuk bëjnë dot një, ja falin me dëshirë shpirtin dreqit.

Ata që duhet të ishin emblema të paprekshme të moralit publik të shoqërisë, që sa herë në kohë tallazesh degradimi të ishin një pikë referimi, po groposen në moçalin e servilosjes të të bërit para duke i shërbyer në mënyrë shpërfytyruese këtij regjimi kriminal.

Një vend i mallkuar ku të gjihë synojnë të ikin nga sytë këmbët për ti shpëtuar djallit. Ata që janë të destinuar të mbeten kanë vetëm dy zgjidhje, ose do të nënshtrohen duke i shërbyer në mënyrën më poshtëruese, ose duhet të luftojnë.

Si të mos mjaftojë rënia e të gjithëve, lopata e fundit mbi varrin moral të shoqërisë është arti në shërbim të regjimit. Ardit Gjebrea në krevat me një vrasës të një fëmije dhe nënës së tij për ta paraqitur djallin, engjëll!!!

I njëjti Ardit që deri pak kohë më parë i këndonte dashurisë dhe jetës, të dielën e pamë të rrinte me atë që sjell vdekje dhe për më tepër të derdhte lot për fatin e tij pse drejtësia i ka dhënë burgim të përjetshëm.

Na duhet të dëgjonin këngën ndryshe të Arditit, jo më për jetën, por për vrasësit dhe me vrasësit.

Në intervistë nuk ka ndjesë, nuk ka pendesë as pas 15 vitesh për një jete fëmije dhe nëne të vrarë nga një maniak prej të cilit edhe fëmija i vrasësit ndërsa rritet do të turpërohet kur të mësojë të vërtetën se pjellë e kujt përbindëshi është.

Turp Ardit Gjebrea. Të dielën ti ishe një arsye më shumë për njerëzit normalë të këtij vendi pse duhet ikur, sepse me koshiencë të plotë ti rivrave një fëmijë të pafajshëm 16 vjeçar dhe një nënë duke i thurur himn krimit dhe vrasësit të tyre.

Një ndjesë ja ke borxh kësaj shoqërie që edhe pse e sëmurë dhe e infektuar nga e keqja ka sy të shohë, veshë të dëgjojë dhe mendje për të kuptuar se përse e bërë një shërbim të tillë, që natyrisht nuk do të mund ta bënte kurrë Elton John në Angli, Çelentano dhe Koçante në Itali, Aznavur në Francë, Bono në Irlandë, Tina Turner në Amerikë apo Iglezias në Spanjë.

Turp, nëse ende kjo fjalë ka vlerë në këtë shoqëri!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY