Zagani padi penale për ish-shefen e zyrës italiane të Interforza, Anna Poggi...

Zagani padi penale për ish-shefen e zyrës italiane të Interforza, Anna Poggi dhe botuesin Carlo Bollino

201
0
Shares

Dritan Zagani

 

Nga Basir Çollaku

Ndjekje penale për ish-shefen e Interforcës në Tiranë, Anna Poggi dhe botuesin Carlo Bolino, të gazetës “Shqiptarja.com” pasi pretendohet se kanë falsifikuar dokumente.
Kallzimi është bërë në Prokurori,  në nëntorin e vitit të shkuar, nga Dritan Zagani. Prokuroria e Përgjithshme, ka vënë në dijeni Zaganin, se e ka marrë denoncimin e tij dhe ka nisur investigimin hetimor. Denoncuesi pretendon se është konsumuar vepra penale
Falsikim i dokumenteve (duke paraqitur rrethana te rreme) kryer në bashkëpunim i bërë nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin,parashikuarnganeni186/3 i Kodit Penal. Anna Poggi dhe Carlo Bollino në bashkëpunim kanë gënjyer dhe nuk thonë të vërtetën, dukë kërkuar të denigrojnë personin tim thotë kallëzuesi. Për të pavërtetat e publikuara  nga ky bashkëpunim, Dritan Zagani, kërkon nga Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ndjekjen penale të këtyre personave. Ai deklaron se janë falsifikuar dokumente për të ngritur pretendime të paqena në ngarkim të tij.

Korrespondenca
Ka shërbyer si shkak dalja në shtyp e një dokumenti, përgjigje e zyrës së Interforcës për Prokurorinë për Krime të Rënda, i cli pretendohet se është në dosjen e akuzës, por nuk është vënë në dispozicion të të akuzuarit, as të avokatit mbrojtës të tij. Në dosje thuhet se ka dokumente si :
“Përgjigje e ardhur nga Zyra Ndërlidhëse e Policisë Italiane në Tiranë, INTERFORZA,  datë 04/02/2014, me numër reference, UCI/ALB/R001/2014-4/PA.  
Kjo përgjigje dhe shkresat referuar kësaj përgjigje, që janë korrespondenca mes Prokurorisë për Krime të Rënda dhe Zyrës së Interforza në Tiranë nuk gjenden në dosjen që ka mbrojtja dhe i akuzuari, madje i janë refuzuar ti vihen në dispozicion pas kërkesave të përsëritura. A është ky material referues në dosjet e akuzës? A është ai gjithashtu në regjistrat e zyrës italianë të ndërlidhjes me policinë? Janë këto dokumente të shkëmbyera mes zyrës së drejtuar nga Anna Poggi dhe Prokuroria, që aktualisht dalin në shtyp si episode por janë “fshehur” A ka ngjarje të tjera të munguara në këtë fshehje korrespondence??? Kjo është një pistë për tu hetuar, por deri më tani prokuroria nuk ka kryer thuajse asnjë veprim.

Pretendimi
Dritan Zagani sipas Prokurorisë, referuar kësaj shkrese të dalë në shtyp, por të munguar  në dosje e të pabërë prezent në procesin gjyqësor, akuzohet se ka marrë para në këmbim të dhënies së informacionit për Guardia di Finanza, përfaqësuesit të saj Alesandro Giuliani. Në asnjë rast për këtë pretendim nuk janë marrë në pyetje nga prokuroria as Zagani dhe as Giuliani, për gjashtë muaj e tetë ditë të qëndrimit në qeli të oficerit shqiptar të antidrogës.. Ish-shefi sektorit të antidrogës së Fierit, pretendon se është Poggi, burimi i këtij informacioni dhe falsifikimi dokumentacioni dhe paraqitja e rrethanave të rreme. Zagani mohon këto pretendime më së shumti mediatike duke theksuar se “..unë në karrierën time policore
asnjëherë nuk kam qenë dhe nuk jam bashkëpunëtor, i ndonjë policie apo zyre informative të asnjë shteti, si dhe nuk kam qenë i paguar për asnjë rast  për dhënie informacioni si bashkëpunëtor apo ndonjë formë tjetër lidhjeje dhe për këtë kam prova që vërtetojnë thëniet e mia. Provë e gjallë është edhe shtetasi italian Alessandro Giuliani, i cili deklaron dhe provon të kundërtën e këtyre thënieve, të cilin e kam njohur falë bashkëpunimit tim në kohën kur mbuloja detyrën e Shefit të Hetimit në  D.R.K.M  Vlorë në periudhën 2011-2012..”
Dritan Zagani në letrën drejtuar Prokurorit të përgjithshëm, Adriatik Llallam akuzon edhe prokurorinë për veprime tendencioze dhe jo procedriale në ngarkim të tij, duke pohuar se ka pasur një dashakeqësi, për ta denigruar. Ndër të tjera ai thotë se ” këtë e bazoj edhe në punën dashakeqëse të bërë nga Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë, dhe pikërisht të Prokuror Anton Martinit i cili ka hedhur i pari dyshimet që unë të isha një bashkëpunëtor i paguar,por që asnjëherë nuk u vërtetua me prova,pasi as unë nuk u pyeta për  6-muaj e 8-ditë që u mbajta në arrest edhe jashtë afateve për ketë fakt (duke shkelur rëndë ligjet e shtetit shqiptar), si dhe as kolegu im, nuk është marrë asnjëherë në pyetje për vërtetësinë e këtyre pretendimeve, që së fundmi thuhen publikisht, nga zonja Poggi, në cilësinë e funksionares së shtetit italian me ndihmën e  zotit Bollino nëpërmjet gazetës pronë e tij, duke kërkuar denigrimin e figurës time, për të anashkaluar shkeljet e bëra nga ana e zonjës Poggi në funksion të procedimit në ngarkimin tim.”

 


Avokati Agim Tirana: Na janë fshehur 9 volume të materailit hetimor
 
Të akuzuarit dhe avokatit të tij nga Prokuroria për Krime të Rënda, në përfundim të hetimeve, i janë vënë në dispozicion, për tu njohur si materiale të dosjes së hetimit paraprak, 6 volume. Ndërkohë, është e vërtetuar që dosja e hetimit paraprak, përbëhet nga 15 volume. Avokati mbrojtës Agim Tirana thotë se në bazë të ligjit të procedurës penale, prokuroria është e detyruar, që në përfundim të hetimit, të njohë të pandehurin dhe avokatin e tij, me gjithë materialin e dosjes. Tirana thekson se ky është shpërdorim detyre nga Prokuroria, sepse nuk garanton mbrojtje kushtetuese të të pandehurit. Një material shumë i rëndësishëm, korrespondenca e Interforza me Prokurorinë për Krime të Rënda, mungon në dosje, në volumet që i janë vënë në dispozicion mbrojtjes, ndërsa i vihen në dispozicion shtypit. Një përgjigje e rëndësishme mungon nga akuza pohon avokati mbrojtës, çfarë fshihet në këtë letërkëmbim, të zyrës së Interforza dhe Prokurorisë, zyrë e drejtuar aso kohe nga Ana Poggi?

 

Poggi, shqiptare e orëve të fundit pas shkarkimit nga drejtuese e Zyrës

Anna Poggi, është ish-drejtuesja e zyrës ndërlidhëse të policisë Italiane, misioni Interforza në Tiranë. Ndonëse në Itali është dënuar me burg për ushtrim dhunë, Poggi sillet në Shqipëri si shefja e zyrës ndërlidhëse mes policisë Italiane dhe asaj Shqiptare. Pas shumë vitesh qëndrimi në Tiranë, Poggi, ka birësuar dhe një vajzë në Shqipëri. Ajo kishte blerë dhe një vilë te kompleksi “Kodra e Diellit” në Tiranë. Gjithashtu, Poggi, në korrik të vitit 2015, ka marrë nënshtetësinë shqiptare, me dekret të presidentit Bujar Nishani, pas propozimit të bërë nga Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri.

 

Prokuroria e Tiranës, urdhërohet për hetimin

Prokuroria e Përgjithshme ka konfirmuar Zaganit marrjen e kallëzimit dhe i ka kërkuar Prokurorisë së Tiranës nisjen e hetimeve. Në një shkresë dërguar Prokurorisë së Tiranës ndër të tjera thuhet “I nderuar drejtues i Prokurorisë.
Në Prokurorinë e përgjithshme është depozituar kallëzimi penal bërë nga shtetasi Dritan Zagani, ndaj shtetasve Anna poggi dhe Carlo Bollino, për kryerjen e veprës penale falsifikim i dokumenteve, parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal.
Ne lidhje me këtë kallëzim penal, kërkojmë nga ana juaj, që të kryhen verifikimet përkatëse si dhe në përfundim të tyre, nëse janë kushtet të regjistrohet procedimi penal. Për sa më sipër, bashkëlidhur me këtë shkresë, ju dërgojmë për kompetencë të shqyrtimit ligjor kallëzimin e paraqitur nga shtetasi Dritan Zagani dhe në përfundim të verifikimeve, të merren masa nga na juaj, për njoftim të kallëzuesit”

 

K A L L E Z I M

PER FILLIMIN E PROCEDIMIT PENAL

Ne ngarkim te shtetasve:

1 – Anna  Poggi
(Zyra e Interforces Italiane Tirane.)
Direzione Centrale della Polizia Kriminale.
Servizioper la Cooperazione Internazionale di Polizia.
Interpol – Unita Nazionale Si.Re.N.E.
Via.Torre di Mezzavia 9/121
Cap.00173 – Roma
I T A L I A

2 – Carlo  Bollino
Gazeta“Shqiptarja.com”
T I R A N E

Vepra penale: Falsifikim i dokumenteve (duke paraqitur rrethana te rreme) kryer në bashkëpunim i bërë nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin,parashikuarnganeni186/3 i Kodit Penal.

Baza ligjore: Neni 283 etj,të Kodit të Procedurës Penale.

Drejtuar: Zotit Adriatik Llalla , Prokuror i Përgjithshëm Tiranë.

Duke iu referuar një shkrimi të botuar nga gazeta “Shqiptarja.com” të datës 13/11/2015, me titull, Çështja  “Zagani” historia e vërtetë e Anna Poggit. Krahas të tjerave në adresen time thuhet;

DERI 3000 EURO ÇDO GOMONE E SINJALIZUAR
Deri në këtë kohë Anna Poggi nuk ka pasur asnjë marrëdhënie as meZaganin dhe as me Giulianin. Zagani ishte drejtor i antitrafikut në Drejtorinë e Policisë së Fierit dhe kështu nuk komunikon dhe nuk ka kontakte me Interpolin. Giuliani ishte një nënoficer i Guardia di Finanza që ka punuar disa vite më parë në Shqipëri pranë bazës së Guardia di Finanza në Durrës dhe ka të ngjarë që në atë kohë të ketë krijuar njohje me kolegun Zagani.
Kur është kthyer në Itali, Giuliani ka vazhduar të merret me hetime antidrogë për llogari të “zyrës I” të Guardia di Finanza, që konsiderohen si “shërbimet sekrete” të kësaj trupe policore.
Siç ndodh shpesh, mund të jetë autorizuar nga shefat e tij të paguajë informatorët e vet për të marrë lajme që i lejonin të mësonte për ngarkesa droge të ardhura nga Shqipëria. Oficeri i policisë Zagani ishte për Giulianin një informator dhe si i tillë paguhej, gati me siguri me një autorizim të rregullt të komandës italiane. Shuma që varioninnga 2000 në 3000 euro për çdo informacion që Giuliani ia paguante ose në kesh, ose përmes Ëestern Union. Disa herë informacionet e Zaganit ishin të sakta dhe falë këtyre informacioneve që tregonin nisjen e një gomoneje të ngarkuar me drogë drejt Puljas, Guardia di Finanza arrinte të kapte gomonen e sapo zbarkuar në brigjet italiane. Herë të tjera, siç rezulton nga përgjimet telefonike në dorë të prokurorisë shqiptare, informacionet ishin të gabuaradhe Guardia di Finanza kur mbërrinte në vendin e sinjalizuar ngaZagani, nukgjente asgjë.”

Si dhe me poshte vijon:
EDHE ZAGANI VIKTIME E POLITIKES?
Ndërsapozicioni i Zaganit mbetet më pak i qartë. Një polic që pranon para’nga një vend i huaj për të kaluar informacione për drogën, nuk është e thënë se është i korruptuar, por është e ekzagjeruar ta prezantosh si hero. Në deklaratat e tij për media ka shpjeguar se vendosi t’i kalojë informacione italianëve sepse kolegët e tij ishin të përfshirë në trafikim dhe nuk do të vepronin. Mund të jetë e vërtetë, por përse nuk kalonte informacione pa kërkuardhe para si këmbim? Sipas prokurorisë Zagani ka marrë nga kolegu i tij italian të paktën 6000 euro të paguara në tre raste të ndryshme: Formalisht Zagani do të duhej t’ia transferonte paratë informatorit të tij shqiptar, por sipas prokurorisë këtë e ka bërë vetëm një herë.
Në dy rastet e tjera paratë i ka mbajtur për vete. Moskalimi i lajmeve të marra nga informatori kolegëve shqiptarë, dhe zbulimi i drogës vetëm kur kishte mbërritur në Itali, sipas prokurorisë (dhe sipas kolegëve të tij policë) mund të ishte një mënyrë për të diskretituar policinë shqiptare dhe për të treguar mungesën e efikasitetit të saj. Pra një veprim i sygjeruar ndoshta dhe nga arsye politike dhe pjesërisht i konfirmuar nga sjellja politikisht shumë agresive e mbajtur nga Dritan Zagani pas largimit të tij jashtë  si dhe akuzat e tij drejtuar ministrit të Brendshëm. Pas ndryshimit të qeverisë opozita ka akuzuar shumë herë policinë pikërisht kur droga zbulohej në Itali dhe jo në brigjet shqiptare: Zagani ishte pjesë e kësaj strategjie? Apo edhe ai është vetëm viktima e tretë, pas Giulianit dhePoggit, e një lufte politike që të tjerë luajnë në kurriz të tyre? “

Nisur sa siper zoti Prokuror,ju sqaroj se keto thenie ne adrese të personit tim që i atribuohen nga ana e gazetës pronë e shetasit italian, Carlo Bollino, shtetases italiane tashmë dhe me shtetësi shqiptare, zonjës Anna Poggi, janë plotësisht të pavërteta dhe dashakeqe ndaj personit tim.
E them këtë pasi unë në karrierën time policore, asnjëherë nuk kam qenë dhe nuk jam bashkëpuntor, i ndonjë policie apo zyre informative të asnjë shteti, si dhe nuk kam qenë i paguar për asnjë rast  për dhënie informacioni si bashkëpuntor apo ndonjë formë tjetër lidhjeje dhe për këtë kam prova që vërtetojnë thëniet e mia,ku provë e gjallë është edhe shtetasi italian Alessandro Giuliani, i cili deklaron dhe provon të kundërtën e këtyre thënieve, të cilin e kam njohur falë bashkëpunimit tim në kohën kur mbuloja detyrën e Shefit të Hetimit në  D.R.K.M  Vlorë në periudhën 2011-2012,dhe me të cilin kam ruajtur një raport miqësie edhe familjare.Dhe këtë e bazoj edhe në punën dashakeqese të bërë nga Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë, dhepikërisht të Prokuror Anton Martinit i cili ka hedhur i pari dyshimet që unë të isha një bashkpuntor i paguar,por që asnjëherë nuk u vërtetua me prova,pasi as unë nuk u pyeta për  6-muaj e 8-ditë që u mbajta në arrest edhe jashtë afateve për ketë fakt (dukeshkelur rëndë ligjet e shtetit shqiptar),si dhe as kolegu im nuk është marre asnjehere ne pyetje per vertetesine e ketyre pretendimeve, qe se fundmi thuhen publikisht nga zonja Poggi ne cilesine e funksionares se shtetit italian me ndihmen e  zotit Bollino nëpërmjet gazetës pronë e tij, duke kërkuar denigrimin e figurës time ,për të anashkaluar shkeljet e bëra nga ana e zonjes Poggi në funksion të procedimit në ngarkimin tim.
Gjithashtu zoti Prokuror, dua të sqaroj dhe një rrethanë e cila hedh dyshime me keqdashje mbi personin tim lidhur me këtë fakt, që është një rast i vetëm të tërheqjes nga ana ime të një shume prej një mijë euro nëpërmjet agjensise Ëestern Union, ku miku im me kërkon që për rrethana personale, ti kryej një nderdhe të marr shumën e përmendur e tia jepja një mikut tonë të  përbashkët, për arsye familjare, në formën e borxhit që ai do ti jepte.Dhe në pamundësi tia jepte ndryshe më kërkon ta bëj unë për llogari të tij veprim. Ky që është lehtësisht i provuare dhe nga përgjimet e mia telefonike të bëra nga Prokuroria për Krime të Rënda, si dhe nga deklarimet e personit të tretë që unë i kam dhënë shumën në fjalë,si dhe vetë miku im Giuliani, i cili siç thashë asnjëherë nuk është pyetur me keqdashje për vërtetësinë  e këtij fakti, fakte këto, që më pas transformohen dhe shtohen me keqdashje për të denigruar personin tim nga këta shtetas të lartpërmendur,për gjëra totalisht imagjinare dhe të paprovuara nga askush, ndërkohë që faktet e gjallë siç ua citova më lart nuk merren fare parasysh, por vazhdohet duke u bërë edhe publike të pavërtetat e mësipërme.
Në këto rrethana dhe në bazë të dispozitave ligjore të cituara më lart, kërkoj të nisë procedimi penal për shtetasit  Anna Poggi dhe Carlo Bollino etj, për veprën penale  te parashikuar nga neni 186 pika 3 te KoditPenal.

KALLEZUESI

Dritan Z A G A N I

DATA 15/ 11/ 2015

Adresa; Lagjia Bashkimi Vlore
(pallati Nestit prane stacionit te trenit)
Tel, 033 409 421
Cel,0692216673


Shenim: Per arsye te sigurise se familjes, nuk mund te deklaroj vendndodhjen

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY