Ersekë, “gjendet” më në fund arma, arrestohet Orest Malushi

Ersekë, “gjendet” më në fund arma, arrestohet Orest Malushi

434
0
Shares

Arrestohet drejtori i Ujësjellësit të Ersekës, i cili disa ditë më parë kërcënoi dhe qëlloi me armë në drejtim të një anëtari të PD-së. Arrestimi i Orest Malushit, është bërë nën akuzën e “kanosjes” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Orest Malushi u prangos tre ditë pas ngjarjes, në të cilën ai kanosi dhe qëlloi me armë në drejtim të anëtarit të PD-së, Zylyftar Byreku, ngjarje e ndodhur në një lokal.
Sipas prokurorisë së Korçës, mësohet se ka prova të mjaftueshme shkencore që provojnë që i arrestuari ka kanosur  dhe ka qëlluar me armë. Sipas prokurorisë dëshmitarët në lokal kanë mohuar që ai të kishte armë dhe që ta ketë përdorur atë. Po ashtu mësohet se nuk janë gjetur as regjistrimet e kamerave të sigurisë së lokalit.
Ngjarja e cila implikoi një nga eksponentët e PS-së në Ersekë, u bë objekt replikash mes PD-së dhe drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës.
Ndërsa PD, denoncoi faktin që “edhe pse anëtari i Partisë Demokratike ka bërë kallëzim, shefat e policisë janë kujdesur që banditi i Ramës të jetë i lirë, dhe i lirë është edhe sot pas kësaj ngjarje të rëndë. Shefat e policisë janë kujdesur për drejtuesin e Edi Ramës, me armë në brez që shtin mbi qytetarët, që të mungojnë dhe provat kundër tij, duke prishur kamerat e lokalit”.
Pas kësaj akuze reagoi drejtoria e Policisë vendore të Korçës.
“Policia lokale kreu veprimet e plota hetimore, si dhe kreu disa kontrolle, por nuk u konstatua armë.
Në kushtet kur nuk është gjetur arma që pretendon kallëzuesi, Prokurori i çështjes vendosi procedimin në gjendje të lirë të autorit të dyshuar”, u justifikua policia vendore.
Ndërkohë, tri ditë pas këtij justifikimi, pas edhe denoncimit dhe presionit të PD-së, “gjendet” arma e krimit dhe prangoset Orest Malushi.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

Ersekë, drejtori i ujësjellësit kanos me armë një person
/web/Erseke_drejtori_i_ujesjellesit_kanos_me_arme_nje_person_14801_1.php

Si edhe …

DENONCIMI/ Policia la të lirë banditin e Edi Ramës në Ersekë
/web/DENONCIMI_Policia_la_te_lire_banditin_e_Edi_Rames_ne_Erseke_14842_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY