E zhdukur prej 10 muajsh, 14 vjeçarja kapet në Rinas, do të...

E zhdukur prej 10 muajsh, 14 vjeçarja kapet në Rinas, do të largohej jashtë vendit

54
0
Shares

Një 14 vjecare nga qyteti i Lezhës e cila ishte zhdukur rreth 10 muaj më parë është gjendur nga Policia Kufitare e Rinasit. Shtetasja me inicialet M.B. u ndalua nga efektivët të cilët e shoqëruan në Policinë e Tiranës.

14 vjecarja, rezultonte e zhdukur prej datës 13 prill të vitit 2015, kur u largua nga banesa e saj në qytetin e Lezhës. Prej asaj dite, familjarët nuk kanë pasur asnjë kontakt me minorene e cila nuk dihet ende se ku ka qëndruar gjithë këto muaj. Kur u ndalua nga policia ajo ishte e vetme, dhe po tentonte të shkonte dret Italisë. Por mosha e saj e vogël solli dyshime te Policia Kufitare e cila e mori në pyetje vajzën, dhe zbuloi më pas se bëhej fjalë për shtetasen nga Lezha të denoncuar prej kohësh të humbur nga prindërit.

Pas shoqërimit të vajzës, policia e Tiranës njoftoi Drejtorinë e Policisë Lezhë e cila po merret me hetimin e rastit. Zhdukja e vajzës së re po hetohet në dy pista kryesore, largim me dëshirë dhe mashtrimin e saj nga ndonjë grup krimnal me qëllim trafikimi. Policia dyshonë se minorenja mund të jetë shfrytëzuar brenda vendit, dhe do të nxirrej jashtë vendit për të ushtruar prostitucion. Uniformat blu nuk japin shumë detaje në lidhje me të dhënat e siguruara dhe vendet ku ka qëndruar minorenia, deri në zbulimin e personave që mund të kenë abuzuar. Po ashtu, nuk përjashtohet edhe mundësia që vajza të jetë larguar me dëshirë nga banesa e saj, por gjithsesi, dyshimet janë se ajo ëhstë mashtruar nga dikush që e ka strehuar për muaj me radhë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY