Ben Blushi ka nisur fushatën zgjedhore ndërsa ka prezantuar sot kandidaten e parë për deputete të partisë së tij duke mos lëvizur ende nga qëndrimi se do të shkojë në zgjedhje edhe nëse opozita nuk merr pjesë.
Blushi ka postuar një foto me kandidaten e tij në Durrës, Higerta Bali. Të dy kanë pozuar me duar në xhepa dhe duke buzëqeshur ndërkaq që foto ka marrë shumë komente, disa prej të cilëve kanë qenë të edhe të hidhur.
Megjithatë njëri prej tyre i ka vënë ën dukje Blushit situatën e zgjedhjeve teksa i ka kërkuar para për vota. “thuje ksajte beno po i deshi 10 vota 20 mije euro”, shkruan një komentues.Droni.al
Blushi është kritikuar nga opozita teksa i kanë kujtuar se po kthehet në një patericë të Edi Ramës duke marrë pjesë në zgjedhje. Mendohet që Blushi si kritik i qeverisë të shitet nag Rama si opozitë e tij që merr pjesë në zgjedhje. Blushi ka qenë deputet i PS deri para pak muajsh.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/