JA DOKUMENTI/Cfarë fshihet pas intervistës pozitive të Marjan Rrokut

JA DOKUMENTI/Cfarë fshihet pas intervistës pozitive të Marjan Rrokut

95
0
Shares

Rikthimi në skenë i Marjan Rokut, ish-oficerit të shërbimit sekret që vrau një vajzë 17 vjecare dhe të ëmën e saj 15 vjet më parë duket se nuk është i rastësishëm.


marjan rroku vendimi 1
Faksimile e vendimit të gjykatës

Edhe nëse nuk ka lidhje, është fakt se ai prej dy vitesh është i përfshirë në një proces gjyqësor në gjykatën e Apelit.
Perballje tjetër gjyqesore e tij pas asaj për vrasjen e dyfishtë ka lidhje me rehatinë në burg. Rroku ka kërkuar të levizë nga burgu i sigurise se larte ne burg normal.

Gjyqi fillimisht është zhvilluar mes Prokurorisë së Tiranës dhe Gjykatës së Tiranës pasi kjo e fundit në vendimin e vet të vitit 2002 ku e dënon Rrokun me burg të përjetshëm nuk kishte caktuar llojin burgut ku do të vuante dënimin.

Gjykata e Tiranës e vendosi Rrokun në një burg të sigurisë së lartë ndërkohë që ky vendim u ankimua. Gjyqi u zhvillua në gjykatën e Apelit më datë 29 tetor 2015 me objekt caktimin e llojit te sigurise se larte te burgut ndaj Marjan Rrokut lindur ne Shkoder dhe banues ne Tirane, i cili aktualisht vuan denimin ne I.E.V.P Fushe-Kruje.
Gjykata e Shkalles së parë Tiranë, në dhjetor të vitit 2014 ka vendosur “Pranimin e kerkeses se Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane. Caktimin e vendit te vuajtjes se denimit (llojit te sigurise se burgut), per te denuarin Marjan Rroku, ne nje burg te sigurise se larte.

Kundër vendimit, ka ushtruar ankim përfaqësusi i të pandehurit Marjan Rroku me të cilin kërkon ndryshimin e vendimit për këto shkaqe:

“Vendimi eshte i pa drejte dhe i dhene ne kundershtim me ligjin procedurial penal. Asnjera nga gjykatat qe ka dhene vendimin, nuk eshte shprehur nese vuajtja e denimit do behej në burg të sigurise se zakonshme apo ne burg te sigurise se larte. Marjan Rroku në të gjitha shkallet e gjykimit ka qene ne mungese. Pas ekstradimit, ankuesi eshte sistemuar ne burgun e sigurise se zakonshme ne Fush Kruje. Prokuroria e Rrethit Gjyqsor Tirane, i eshte drejtuar me nje kerkese Gjykates se Rrethit Gjyqsore Tirane, duke kerkuar ndryshimin e vendit te vuajtjes se denimit nga burg i sigurise se zakonshme ne nje burg te sigurise se larte”, thuhet në kërkesën e avokatit të Marjan Rrokut.

Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës sipas të cilit Marjan Rrokaj do të vunte dënimin me një burg të sigurisë së lartë.


marjan rroku vendimi 2
Faksimile e vendimit të gjykatës

Gjykata ka argumentuar se “Vepra penale e kryer nga i pandehuri ka rrezikshmeri shume te madhe shoqerore”. Ajo i referohet në vendim edhe përfundimeve të gjykatës së Faktit ku thuhet se “ Vepra penale eshte drejtuar ndaj dy shtetaseve të gjinisë femerore e konkretisht nje te shtetase të miture ne moshen 17 vjeç dhe nenes se saj,si dhe ka vlerësuar elementet e egersisë dhe gjakftohtesisë së te pandehurit ne kryerjen e saj, faktin qe ai ishte oficer Policie dhe rrezikshmerinë e larte të vete të denuarit dhe rrethanat e tjera te kryerjes se vepres penale”.

Pub likimi i një interviste dy ditë më parë me Marjan Rrokun nga drejtuesi i spektakleve dhe këngëtari i njohur Ardit Gjebrea ka ngjallu zëmërim tek shumë qytetarë për shkak të pozitivitetti që krijonte për profilin e vrasësit të dyfishtë.

Ka dyshime se kjo interviste lidhej me përpjekjet për zbutjen e krimit të rëndë gjë që do të ndikonte më pas edhe drejtësinë të jepte një vendim që e kalonte Rrokun në një burg të zakonshëm.

Me arrestimin e Marjanit në SHBA dhe ekstradimin tij në Shqipëri, prokuroria e ka konstatuar këtë problem dhe ka kërkuar vuajtjen e dënimit në një burg të sigurisë së lartë. Burgje të tilla nuk preferohen në Shqipëri për shkak të regjimit të fortë dhe pranisë në këto burgje të personave më të rrezikshëm në vend.

Disa të dënuar preferojnë burgje me nivel më të ulët sigurie edhe për shkak se kanë mundësi arratisjeje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY