Policia e Durrësit ka dhënë detaje të reja lidhur me vrasjen që ndodhi sonte në mbrëmje në lagjen Nr.17, Durrës, pranë Ndërrmarjes së Ujësjellësit. Sipas policisë vrasja e Asllan Kërtushës e ka zanafillën nga një zënie në lokal nën efektin e alkoolit.
Kërtusha është nxjerrë nga lokali forcërisht por në këtë kohë ka qëlluar mbi Blendi Kajnon. Në këtë kohë ka ndërhyrë Gëzim Kajnno dhe ka qëlluar mbi Kërtushën. Dëshmitë e para flasin se Kajno ka qëlluar me pistoletën e Kërtushës.
Mësohet se policia po negocion me Kajnon për tu dorëzuar pas vrasjes.
Njoftimi i policisë
Konflikti ka qënë mes Kërtushës dhe Gëzim Kajnos që ishte edhe pronar i lokalit i cili ka gjuajtur me armë zjarri.
Për pasojë, janë plagosur me armë zjarri tip pistoletë dy shtetas, konkretisht:
• Blendi Kajno,34 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe
• Asllan Kërtusha, 30 vjeç banues në Durrës, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.
Kërtusha është person i njohur nga Strukturat e Policisë.
Në vendngjarje janë gjetur 2 gëzhoja dhe 3 fishekë.
Policia po punon për kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje shtetasin Gëzim Kajno, rreth 30 vjeç, që është edhe pronari i lokalit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/