Gjyqi i Rakip Sulit, dosja e deputetit cohet në Parlament

Gjyqi i Rakip Sulit, dosja e deputetit cohet në Parlament

170
0
Shares

Këshilli i Mandateve vendosi sonte që cështjen e mandatit të deputetit socialist Rakip Suli t’ia kalojë Kuvendit.

Deputeti i opozitës, Arben Ristani tha se “Këshilli i Mandateve kërkon që të mos e shqyrtojë Gjykata Kushtetuese mandatin e Rakip Sulit, por ne do vazhdojmë betejën për heqjen e mandatit pasi ka përfituar fonde publike nga OSHEE”.

Opozita pretendon se deputeti Rakip Suli perfitoi fonde publike nga OSHEE, ne formen e qerase ne kundershtim me ligjin.

Sipas deputetit, kompania eshte e djalit te tij, Saimir Sulit. PD thote se perseri mbetemi ne shkelje te ligjit, i cili ndalon kontratat apo përfitimet me fondet publike edhe për familjarët e deputetit, fëmijët e tij madhorë, siç është në këtë rast me djalin e zotit Suli.

“Të gjithë kemi familje dhe të gjithë mund të merrnim fonde ose nga një copë hekurudhe. Këta marin me leje të Kryeministrit. Po mbroni një deputet që ka marrë fonde publike. Kërkesa jonë për heqjen e mandatit është depozituar në dhjetor dhe ka 3 muaj që fshihet. Deputetët ndalohen nga Gjykata Kushtetuese për të përfituar fonde publike. Ky fenomen dhe dekriminalizimi po i nxijnë faqen Parlamentit. Pastrimi i Parlamentit nga njerëz të tillë duhet të bëhet menjëherë”, u shpreh deputeti demokrat Eduard Halimi, gjatë fjalës së tij në këtë seancë.

Ndërsa në vlerësimin e deputetit Kastriot Islami “seanca e sotme është shumë e thjeshtë nga pikëpamja juridike, ndaj duhet të jemi të gjithë në një qëndrim, pasi kemi nevojë të përmirësojmë imazhin tonë”.

Madje, demokratët insistojnë si ky është një rast i pastër në konflikt.

“Për ne deputeti është në konflik të pastër interesi. Ka vetëm një përpjekje për të mashtruar ligjin duke kaluar firmën nga vetja tek i biri. Është në shkelje të Kushtetutës dhe të ligjit dhe për këto kushte duhet të vendoset mbarimi i mandatit të tij dhe çështja t’i kalojë Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh ligjvënësi demokrat Arben Ristani.

Por, sipas avokatit mbrojtes, Rakip Suli hoqi dorë nga biznesi para marrjes së mandatit të deputetit.

“Veprimi juridik ka ndodhur shumë më vonë dhe për më tepër ka ndodhur me një shoqëri tregtare dhe nuk ka qenë shoqëri publike. Rakip Suli hoqi dorë nga biznesi para mandatit”, sqaroi avokati.

Vetë deputeti Rakip Suli përmes një reagimi në rrjetet sociale ka deklaruar se:
“përpara se të zgjidhesha deputet, në vitin 2013, kam bërë ndarjen e mandatit tim parlamentar me biznesin privat që kam pasur. Prej atëherë unë nuk kam aksione dhe nuk zhvilloj biznes privat”.

Suli ndër të tjera thotë se edhe përpara vitit 2013, biznesi i tij (Aurora Group), ka pasur kontratë qeraje dhe madje me qera dyfish më të lartë sesa kontrata e fundit. Por atëherë Suli nuk ka qënë deputet.

Cështja e dërgimit të Sulit në parlament bie ndesh me një vendim të Gjykatës Kushtetuese që kërkon vlerësimin e mandatit të deputetit prej kësaj gjykate.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY