Ndërron jetë ish-guvernatori i Bankës Qendrore, Ilir Hoti

Ndërron jetë ish-guvernatori i Bankës Qendrore, Ilir Hoti

87
0
Shares

Ish-Guvernatori i parë i Bankës së Shqipërisë pas pluralizmit, Ilir Hoti ka ndërruar jetë këtë të martë në moshën 59 vjeçare.

Hoti drejtoi Bankën Qendrore kur ishte 35 vjec por vetëm dy vite më vonë u arrestua me akuzën e përfshirjes në skandalin Arsidi sëbashku me dy drejtorë bankash të nivelit të dytë.

Skandlai lidhej me një skemë të shlyerjes së borxheve të jashtme të Shqipërisë.

Ilir Hoti ka firmën e tij në të gjitha emetimet e kartmonedhave të para që nuk kishin simbolet e regjimit komunist.

Pas daljes nga burgu Hoti u tërhoq nga jeta publike dhe u mor me mësimdhënie.

Që prej vitit 2012 ai mbante postin e Dekanit të Fakultetit të Biznesit në Universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës, ku edhe banonte. Varrimi për të ndjerin do të mbahet të mërkurën.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY