Qafë Thanë, “ishte arratisur” nga shtëpia, “kthehet nga turizmi” dhe ndalohet 24-vjeçarja

Qafë Thanë, “ishte arratisur” nga shtëpia, “kthehet nga turizmi” dhe ndalohet 24-vjeçarja

74
0
Shares

Burime zyrtare ët drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës, bënë ë të ditur se është ndaluar në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, një 24-vjeçare, që hynte nga Maqedonia në Shqipëri. Sipas të njëjtave burime, mësohet se kjo vajzë, prej një muaji ishte larguar nga banesa e saj, denoncimin për të cilën e kishin bërë familjarët e saj.
Në vijim të informacionit datë 09. 02. 2016, i cili bën fjalë për, largimin nga banesa të shtetases  G. D, 24 vjeç, ju informojmë se, më datë 01.03.2016, kjo shtetase u ndalua në hyrje të Pikë së Kalimit Kufitar të  Qafë Thanës dhe ju dorëzua familjarëve të saj. Nga marrja në pyetje e shtetases G. D., deklaroi se ishte larguar me dëshirë, nga banesa e saj në fshatin Bishnicë, të rrethit Pogradec”, njoftoi zyrtarisht drejtoria Vendore e Policisë së Korçës.
Ndërkohë, në njoftimin e datës 9 shkurt 2016, drejtoria Vendore e Policisë së Korçës, njoftonte se, “në Komisariatin e Policisë Pogradec, shtetasi R. D., 57 vjeç, banues në fshatin Bishnicë – Pogradec, ka bërë kallëzim, se i është larguar nga banesa, prej datës 02. 02. 2016, vajza e tij, shtetasja  G. D., 24 vjeç.  Nga ana e Policisë, po  punohet  për gjetjen e saj”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY