“I djegur” nga dashuria, tenton ti hyjë infermieres në shtëpi, përfundon në...

“I djegur” nga dashuria, tenton ti hyjë infermieres në shtëpi, përfundon në qeli

86
0
Shares

Foto Ilustruese

Një 29-vjeçar nga Pogradeci është arrestuar mbrëmjen e së hënës nga Policia e Tiranës, pasi prej disa muajsh ka përndjekur një infermiere 30 vjeçe, duke i shkaktuar shqetësime dhe ankth.
Burime nga policia thanë dje se i dyshuari Gëzim Toçi, i cili është punëtor duralumini, u arrestua në flagrancë, teksa po tentonte t’i futej me forcë në shtëpi shtetases Emirjeta G., nga Lushnja. Ngjarja ndodhi në Rrugën e Kavajës, në pallatin ku ndodhet një qendër tregtare, pranë hyrjes për tek ish-Parku i Autobusëve, raporton “Panorama”.
E frikësuar kur ka dëgjuar pas dere zërin e personit që e përndiqte prej kohësh, e dëmtuara i ka telefonuar menjëherë policisë. Situata është bërë edhe më alarmante, kur ajo ka kuptuar se Gëzim Toçi po tentonte të hapte derën e blinduar të apartamentit të saj, duke përdorur një kartë.
Menjëherë ajo ka mbyllur derën me çelës, duke telefonuar sërish në sallën operative që policia të nxitonte për të shkuar në vendngjarje. Burime nga Policia thanë se i dyshuari kishte pritur në hyrjen e pallatit ku banonte infermierja nga Lushnja, bashkë me motrën e saj.
Në momentin që ka parë motrën e Emirjeta G. që ka dalë nga shtëpia, ai është ngjitur në katin e tretë, ku banon e dëmtuara dhe ka komunikuar me të nëpërmjet citofonit që t’i hapte derën e jashtme, por ajo nuk ka pranuar.
Në këtë moment 29-vjeçari ka përdorur një kartë bankomati për të hapur derën që të futej me forcë brenda, por nuk ia ka arritur, pasi në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit nr. 2, që e kanë arrestuar në flagrancë.
Pas arrestimit të autorit të krimit, policia ka marrë në pyetje të dëmtuarën e cila ka shpjeguar në detaje përndjekjen disa mujore nga i riu. Më pas policia ka marrë në pyetje edhe të dyshuarin si autor i ngjarjes ndërsa pritet që dosja penale ndaj tij të përcillet në prokurorinë e Tiranës për vlerësim të mëtejshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY