DETAJE/ Durrës, policia zbardh rrethanat e vrasjes, arrestohet i plagosuri në kërkim...

DETAJE/ Durrës, policia zbardh rrethanat e vrasjes, arrestohet i plagosuri në kërkim autori

67
0
Shares

Lokali ku ndodhi ngjarja

Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e një nate më parë, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagos një tjetër.
Sipas burimeve zyrtare të drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit, mësohet se rreth orës 19:00 të mbrëmjes së kaluar, në lagjen Nr. 17, pranë Ndërmarrjes së Ujësjellësit, shtetasit Gëzim dhe Bledar Kajno nën efektin e alkoolit dhe për motive të dobëta janë konfliktuar me shtetasin Asllan Kërtusha në ambientet e brendshme të lokalit.
Më pas, në konflikt e sipër, kanë dalë jashtë lokalit ku shtetasi Gëzim Kajno e ka goditur më qytën e pistoletës në kokë shtetasin Asllan Kërtusha dhe si pasojë e një shkrepje të armës së zjarrit është plagosur në krah shtetasi Bledar Kajno.
Po me të njëjtën pistoletë, shtetasi Gëzim Kajno ka qëlluar Këtushën, i cili nga plagët e marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.
Në vendngjarje, në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan, dy gëzhoja model 54 kalibri 7.62 m/m dhe 3 copë fishekë kalibri 7.62 m/m.
Asllan Kërtusha, 30 vjeç, banues në Durrës, ishte person më precedentë penalë të mëparshëm duke konsumuar disa vepra penale si: vjedhje, në fushën e lëndëve narkotike, kundërshtim i Punonjësit të Policisë, konflikte në lokalet e natës si edhe ka pasur lidhje shoqërore me persona me precedentë penalë.
Ndërkohë mësohet se është arrestuar nga policia, personi i mbetur i plagosur, Bledar Kajno 39 vjeç, banues në Xhafzotaj, ndërsa vazhdon të jetë në kërkim Gëzim Kajno 31 vjeç, banues në Durrës, pronar i lokalit ku ndodhi ngjarja.
Materialet i kaluan Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vrasja me dashje në bashkëpunim”dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”parashikuar në nenet 76,  25 dhe 278/4 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY