Një shtetas u vetëvra gjatë ditës së djeshme në fshatin Nishavec të Korçës. Policia lokale bëri me dije se viktima është një 64-vjeçar me iniciale R. B.
Policia sqaron se ky shtetas është vetëvrarë me armë zjarri të llojit çifte, të cilën e posedonte me leje përkatëse. Ai është gjetur i pajetë nga bashkëshortja.
“Më datë 01. 03. 2016, në fshatin Nizhavec, në banesën e tij, është gjetur nga bashkëshortja e tij, i vetëvrarë me armë zjarri, e llojit çifte gjahu (për të cilën posedonte dhe leje përkatëse) shtetasi R. B., 64 vjeç. Nga hetimet e para, si edhe verifikimet e kryera, në lidhje me këtë ngjarje, rezulton se ky shtetas vuante nga depresioni. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Pogradec, për “Shkaktimi i vetëvrasjes”, sqaroi policia lokale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/