FOTO/ Rusi, gruaja që i preu kokën fëmijës 4 vjeçar duke qeshur...

FOTO/ Rusi, gruaja që i preu kokën fëmijës 4 vjeçar duke qeshur në gjyq, nuk pendohet

61
0
Shares

Gruaja që preu kokën e një fëmije 4 vjeçar në Moskë dy ditë më parë, ka pranuar krimin përpara gjykatës.
Gyulchekhra Bobokulova nga Uzbekistani dhe banuese në kryeqytetin rus, shëtiste në një qendër tregtare me kokën e prerë të fëmijës. Teksa ka pranuar krimin e rëndë, shpjegoi edhe arsyen se pse e kishte ndërmarrë një akt të tillë.
dadoja1Kishte edhe nga ata që mund të prisnin pendesë, por kjo nuk ka ndodhur. Jo vetëm kaq, por qetësisht, me një fytyrë të buzëqeshur, ajo ka pranuar se e ka bërë me duart e saj masakrën. Ama një justifikim e ka dhënë “Allahu më urdhëroi ta bëja”, ka thënë ajo.
Megjithatë, hetuesit kërkojnë një shqyrtim psikiatrik, ndërkohë që agjencia e lajmeve Interfax shkruan se mund të ketë qenë në efektin e substancave psikoterapike.
Gjykata ka vendosur ta lërë në arrest 38-vjeçaren, e cila nuk e ka kundërshtuar vendimin. Gruaja do të qëndrojë për të paktën 2 muaj në burg, deri në marrjen e një mase tjetër sigurie nga gjykata.
dadoja3Për hetuesit, periudha në fjalë është e domosdoshme për të kryer hetimet, por ndërkohë ajo nuk do të mund të ushtrojë presion te dëshmitarët.
Gruaja u arrestua më 29 shkurt, ku pamjet e transmetuara në shumë portale ishin shokuese.
Shumica e medieve ruse nuk i transmetuan pamje të tilla dhe as fotografitë me urdhër të Kremlinit. Autoritetet ruse thanë se ngjarje të tilla shkaktojnë panik dhe mund të nxisnin tensionet ndër etnike në vend. Gruaja punonte si dado në një shtëpi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY