Blushi: Ndryshimet në Statut nga rrobaqepës që po i qepin Ramës kostumin...

Blushi: Ndryshimet në Statut nga rrobaqepës që po i qepin Ramës kostumin e kryetarit

57
0
Shares

Deputeti Ben Blushi ka ironizuar sot, ndryshimet e propozuara në Statutin e PS-së. Jo vetëm kaq, por ai ka bërë të ditur se, këto ndryshme janë bërë në mungesë të plotë të transparencës, dhe se askush nuk i di dhe nuk i ka lexuar ato, biles edhe ai vetë si anëtar i kryesisë së partisë.
“Propozimet e grupit të punës nuk i ka parë askush për Statutin e ri, as unë si anëtarë i kryesisë. Ndryshimet në Statut duhet të ishin konsultuar, të kishin kaluar në kryesi dhe në Asamble. Ndryshimet në Stauti po bëhet për një njeri. Ata që hartojnë Statutin, janë në rolin e rrobaqepësit, që po i qepin kostumin kryetarit Edi Rama. Nuk ka ligje e statute për një parti. Unë kërkoj të ketë votim në parti, jo duartrokitje. Nuk miratohen ligje e vendime, e emërime me duartrokitje, por me votime. Ndryshimet në Statut nuk duhet të kenë efekt prapaveprues. Amendamentet e propozuara në Statut në vitin 2016, janë për zgjedhjet në PS që duhet të ishin bërë në vitin 2013”, u shpreh Blushi.
Më tej ai foli edhe për propozimet që i ka adresuar sot kongresit të partisë.
“Propozimet janë në  kuadrin ‘e hapjes së partisë. Propozimet e mia parashikojnë një parti moderne dhe jo centralizimin, në kushtet edhe kur nuk ka transparencë. Zgjodha ti propozoj kongresit disa parime. Parimi i parë dhe kryesori është ‘prime’. Në SHBA, Francë, Itali, nuk vetëshpallen kryetar apo president, por kërkojnë votën. Në kushtet e shkeljeve prej tre vjetësh të Statutin e partisë, i jemi drejtuar  ‘gjykatës’ së partisë. Nuk mund ta paragjykojë vendimin, pres të premten. Shpresoj të ketë një vendim apo interpretim para kongresit, jo pas kongresit, sepse nuk ka vlerë. Për sa i takon mandatit të saj, i takon vetë ‘gjykatës’ të pranojë ose jo, në se ka mandat apo i ka mbaruar ai”, u shpreh më tej Blushi, duke saktësuar se ende nuk është komunikuar asnjë afat për Asamblenë.
“Nuk ka parti të majtë, ka Rilindje ka dhe PD. Kjo ka rrezikun e mungesës së alternativës. Jo vetëm kaq, por PS disa herë shfaqet më e djathtë se PD”, u shpreh më tej deputeti socialist.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

DOKUMENTI/ Ben Blushi shpall platformën me 8 propozime për Kongresin e PS
/web/DOKUMENTI_Ben_Blushi_shpall_platformen_me_8_propozime_per_Kongresin_e_PS_14977_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY