Pollo: Rama ligj për mikun e tij në RTSH, duke shmangur konsultimet...

Pollo: Rama ligj për mikun e tij në RTSH, duke shmangur konsultimet me BE, OSBE, e KiE

58
0
Shares

“Edi Ramës nuk i mjafton kontrolli që ka arritur të verë mbi mediat private përmes joshjes, blerjes, shantazhit e kopaçes AMA. Por edhe një media publike si RTSH, megjithëse e komandon de facto, do patjetër ta shtjerë në dorë edhe de jure”, është shprehur sot për mediat, kryetari i Komisionit Parlamentar të Medias, deputeti i PD-së, Genc Pollo.
Sipas Pollos, Rama po tenton të zhbëjë ligjin për Mediat Audiovizive të miratuar me konsensus para zgjedhjeve të vitit 2013. Këtë po e bënë edhe me procedurë ët përshpejtuar, për të shmangur konsultimet me BE, OSBE dhe KiE.
“Ligji për Median Audiovizive, i miratuar me konsensus  pak muaj para zgjedhjeve parlamentare 2013, do të ishte një bazë e duhur për një transmetues publik të ringritur. Ishte PS e Ramës në opozitë që në vitin 2012 vuri si kusht për konsensusin ndaj këtij ligji shumicën e cilësuar në Këshill Drejtues të RTSH për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm. Mazhoranca e PD asokohe e pranoi kushtin e opozitës dhe e votoi kështu ligjin.
Sot në pushtet, pikërisht këtë formulë të kërkuar prej tij para 5 vitesh Edi Rama do ta anulojë këtë të enjte në Kuvend. Ankohet se e bllokon opozita. Edhe pse mes dy kandidatëve të përzgjedhur nga Këshilli Drejtues, që të dy me jetë aktive politike në PS prej 25 vjetësh, si shenjë kompromisi e bashkëpunimi, anëtarët nga opozita përkrahin njërin prej tyre. Por jo detyrimisht mikun familjar të Edi Ramës. Atëherë të ndryshohet ligji thotë Rama. Të ndryshohet ad hominem, për njeriun konkret. Për mikun  e bën gjënë të cilën refuzon ta bëjë për mikun tjetër, Prengën e Laçit. Se nuk i leverdis.
E bën edhe me procedurë urgjence për të shmangur konsultimin në radhë të parë me BE, OSBE, e KiE që kanë ndihmuar shumë për këtë ligj e fushë. Edhe këtu zhbën një praktikë pozitive të deritashme> sqaroi Pollo.
“Dhe për të kuptuar mentalitetin e tij vëreni faktin: Ka emeruar Drejtore të Informacionit madje donte ta emëronte përkohësisht si Drejtoreshë të Përgjithshme e RTSH, shefen e PR në bashkinë Tiranë deri në 2011”, përfudnoi deklaratën në emër ët PD-së, kryetari i Komisionit Parlamentar të Medias, Genc Pollo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY