Shoqata e Biznesit ka paditur në gjykatën administrative Bashkinë e Tiranës pas dështimit të negociatave për taksat. Përmes një kërkesë padie kreu i shoqatës së tregtarëve Nikollaq Neranxi kërkon shfuqizimin e taksave të miratuara nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.
Madje ai shprehet se pavarësisht negociatave shoqata është e vendosur të mos tërhiqet nga padia për shkak se Gjykata duhet të rrëzoi vendimin e Bashkisë për të rritur taksat.
Disa ditë më parë një përfaqësi e bizneseve kanë takuar kryebashkiaku Erion Veliaj, duke mos rënë dakord për kushtet e tyre. Sipas tregtarëve, kryebashkiaku nuk ka pranuar 6 nga 7 kërkesat, ndërkohë që është rënë dakord se taksa e tavolinës prej 2500 lekë në muaj do të hiqet për biznesin e vogël dhe të mesëm. Për taksën më të diskutueshme, atë të zënies së hapësirës publike ende nuk është gjetur një zgjidhje.
Përfaqësuesit e biznesit kanë propozuar taksimin me kategorizim, ku tarifat variojnë nga 150 deri në 1500 lekë për m2, por ende nuk ka një përgjigje nga bashkia e Tiranës. Kryebashkiaku ka premtuar se do të gjendet një zgjidhje që taksat për biznesin e vogël të cilat do të hiqen ose do të ulen, të mos paguhen nga tregtarët.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/