Policia vendore e Kurbinit ka bërë të ditur se ka nisur procedimin penal dhe ka shpallur në kërkim një punonjës të zyrës së Gjendjes Civile në Kurbin për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikim i akteve të gjendjes civile”.
Të njëjta burime saktësojnë se nga Specialistët e Sektorit Kundër Krimit Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, kanë filluar hetimet kryesisht pas publikimit në televizionin Top Channel, në emisionin investigativ “Fiks Fare”, të disa veprime korruptive të një punonjësi të zyrës së Gjendjes Civile në Kurbin. Për pasojë është shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e Sami Xhetani , 53 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, me detyrë punonjës i zyrës së Gjendjes Civile në Kurbin
Sami Xhetani me detyrë përgjegjës i zyrës së Gjendjes Civile të rrethit Kurbin në këmbim të një shume parash prej 40.000 lekë (të reja) ka kryer veprime korruptive duke falsifikuar gjeneralitetet në certifikatën e shtetasit A. L.
Shpallja në kërkim për këtë shtetas u krye për konsumim të elementëve të veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i akteve të gjendjes civile” parashikuar nga nenet 259, 248 dhe 191.
Veprimet proceduriale janë ndjekur në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin.
Policia e Shtetit fton mediat të denoncojnë çdo rast korruptiv apo aferë, duke garantuar se do t’i ndjekë në kohë dhe me seriozitet denoncimet duke vënë para përgjegjësisë çdo shkelës të ligjit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/