Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Elbasan, tentoi të vriste shokun me pistoletë, prangoset nxënësi i shkollës së mesme

02/03/2016
Elbasan, tentoi të vriste shokun me pistoletë, prangoset nxënësi i shkollës së mesme
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në shkollat shqiptare, ku një tjetër nxënës është arrestuar me armë brenda mjediseve të shkollës.
Pas arrestimit të nxënësit në Krujë, që tentoi të vriste mësuesin me pistoletë se nuk e aktivizoi në një aktivitet sportiv, kësaj herë një 16-vjeçar është arrestuar në Elbasan.
Policia thotë se 16-vjeçari u arrestua me pistoletë në flagrancë teksa ka tentuar që të vrasë një bashkëmoshatarin e tij.
Sipas policisë ai është 16-vjeçari E. D., nxënës në shkollën e mesme profesionale të qytetit. Sipas Policisë, pas një konflikti me nxënësin me inicialet K. L., i arrestuari ka marrë një pistoletë dhe e ka kanosur bashkëmoshatarit, madje ka tentuar edhe të qëllojë mbi të.
“Në  vijim të  punës  për  parandalimin  e ngjarjeve kriminale, Specialistët për  Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan,  mbi  bazën  e informacioneve  të marra  në  rrugë  operative dhe reagimit të menjëhershëm,  kanë  bërë  të mundur parandalimin  në kohë të një ngjarje të rëndë kriminale në ambientet e shkollës së mesme profesionale ‘S. C.’, gjatë ditës së sotme, u bë  arrestimi  në flagrancë  i shtetasit: E. D., 16 vjeç, banues në  Elbasan,  (nxënës i kësaj  shkolle).
Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë, pasi  gjatë një konflikti  për motive të dobëta me shtetasin K. L, 16 vjeç, ka  kanosur dhe ka tentuar  të përdorë një armë zjarri  pistoletë, të cilën e mbante me vete ndaj nxënësit tjetër, shtetasit K. L.
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të policisë, shtetasi E.D, u kap në flagrancë në brendësi të shkollës dhe në momentin e arrestimit,  grupi hetimor i sekuestroi në cilësinë e provës materiale:
Armën  e zjarrit pistoletë tip ‘C-Z’, e markës Çeke kalibri 7.65 mm”, njofton zyrtarisht polica vendore.
                                              
                                                            

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Prishet pajisja elektronike, manipulohen testet për gradën nënkomisar

Helmohen studentët e Akademisë së Sigurisë, në kërkim nga policia administratorja e kompanisë

07/05/2026
Tomorri: Si oligarkët po zgjasin koncesionin e kolaudimit

KLODIAN TOMORRI/ Nga buron suksesi i zotit Teqja

06/05/2026
Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur

Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur

06/05/2026
Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

06/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Prishet pajisja elektronike, manipulohen testet për gradën nënkomisar

Helmohen studentët e Akademisë së Sigurisë, në kërkim nga policia administratorja e kompanisë

07/05/2026
Tomorri: Si oligarkët po zgjasin koncesionin e kolaudimit

KLODIAN TOMORRI/ Nga buron suksesi i zotit Teqja

06/05/2026
Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur

Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur

06/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.