Trupi i pajetë i një personi që është gjetur mbrëmjen e sotme në breg të lumit Buna në një fshat në Shkodër është identifikuar.
Bëhet fjalë per Hydajet Leva, 70-vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”.
Sipas të dhënave paraprake dyshohet se viktima është mbytur ndërsa nuk flitet për shenja dhune.
Sipas familjarëve viktima ka tentuar edhe dy herë të tjera të vetëvritet për shkak të gjendjes ekonomike.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet per identifikimin e trupit dhe zbardhjen e shkaqeve te plota te ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/