Kopliku ishte në këmbë sot, në protestë kundër varfërisë, papunësisë dhe padrejtësive të shkaktuara nga qeveria.
Sekretari për aksionin qytetar Ervin Salianji i shoqëruar nga deputeti Gjovalin Bzheta dhe kryetari i Partisë Demokratike në Malësinë e Madhe, Pjerin Spathari, ishin në përkrahje të banorëve të cilët protestuan për kushtet e rënda ekonomike, braktisjen e shtetit, mungesën e dritave, largimet nga puna, mungesën e ndihmës në bujqësi dhe stokun e produkteve të tyre.
Dhjetra banorë të dalë në protestë përpara Bashkisë thanë se ata dhe familjarët e tyre i kanë hequr nga puna pasi nuk kanë votuar të majtën. Njëri prej tyre baba i 5 fëmijëve proteston pasi u largua nga puna padrejtësisht, pas 11 vjetësh si elektricist. “Më kanë hequr pa asnjë motiv”, tha ai.
“Jam vetë i katërti në shtëpi. Gruaja mësuese prej 20 vitesh. Përse s’kam votuar për ta e kanë hequr nga puna gruan”, thotë një banor tjetër.
“Kam votuar me më sjellë ujë, e jo me ma heq ujin, kam votuar për drita. Drita s’ka”, thotë një tjetër.
Ndërsa Sekretari për aksionin qytetar Ervin Salianji tha se protestat do të përshkallëzohen në të gjithë territorin e Shqipërisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/