“Te dashur miq, ketu me poshte po paraqes per te gjithe ata qe jane te interesuar te vertetat per Byrone Kombetare te Hetimit (BKH):
– Gjate fushates elektorale 2013, Edvin Kristaq Rama shpalli se ai, per te luftuar krimin dhe korrupsionin, do te krijonte Byrone Kombetare te Hetimit te varur direkt nga zyra e kryeministrit
– Pas zgjedhjeve, Rama hartoi ligjin e BKH te varur direkt ne zyren e tij.
– Opozita kundershtoi dhe denoncoi projektin e BKH si nje ligj antikushtetues, me te cilin Edi Rama kerkonte qe te behej vet kryeprokuror, kryehetues i vendit.
– Njeri nga personalitetet me te shquara te se drejtes ne Europe, ish drejtor i Institutit “Maks Plank”, Prof Froëein, disa here keshilltar i qeverise gjermane por dhe asaj amerikane per çeshtje sensitive te se drejtes, si dhe njeri nga tre personalitetet e shquara te perzgjedhur nga BE si tre te urtit per te zgjidhur problemin e krijuar midis BE dhe Austrise per shkak formimit te koalicionit te qendres se djathe me partine e djathte, denoncoi ne media ne Shqiperi ligjin per BKH si “ligj te rrezikshem dhe absolutisht te papranueshem per nje vend demokratik”.
– Pavaresisht nga keto, Edi Rama, me 31 korrik te vitit 2014 e votoi ne parlament ligjin e BKH, me te cilin shpallej kryeprokuror dhe kryehetues i vendit
-Gjykata Kushtetuese, me kerkesen e opozites, shqyrtoi ligjin dhe, pasi pezulloi zbatimin e tij, me vone e hodhi poshte plotesisht si te papajtueshem me Kushtetuten.
-Edi Rama me ekspertet e tij, e riformuloi ligjin, ne te cilin ne BKH, hetimi drejtohej nga nje prokuror i cili emerohej nga ministri i brendshem, me pelqimin me shkrim te prokurorit te pergjithshem. Sipas ketij ligji, BKH kishte nje drejtor administrativ, oficer policie te Saje qorrit, dhe vet BKH vendosej ne policine e shtetit.
-Ne mirepritem vendosjen e nje prokurori ne krye te hetimit por kundershtuam vendosjen e BKH ne policine e shtetit dhe drejtorin e saj oficer policie dhe propozuam qe njesia te vendoset ne prokurorine e krimeve te renda, aty ku kjo mazhorance e ka transferuar vepren e korrupsionit. Per te realizuar kete, kerkuam qe nderhyrja ligjore te behet ne ligjin e prokurorise se shtetit.
-Edi Rama kundershtoi ne menyre kategorike kete kerkese tonen.
-Nderkohe, me 21 dhjetor 2015, erdhen rekomandimet e Komisionit te Venecias, te cilat kundershtuan drejtimin nga jashte te prokurorise te BKH (pra vendosjen e saj ne policine e shtetit dhe drejtorin e saj oficer policie) si dhe kerkuan te qartesohen lidhjet e saj me prokurorine e pergjithshme. Pra Komisioni i Venecias i tha Rames se kryeministri, qeveria nuk mund te kapin hetimin e shtetit.
-Menjehere pas kesaj, opozita kerkoi qe pa humbur kohe te behet amendimi i ligjit te BKH ne perputhje me rekomandimet e Komisionit te Venecias dhe te votonim ligjin ne parlament, ne menyre qe ky institucion te filloje nga puna!
– Megjithe kerkesat tona te perseritura, publikisht, dhjetera here, Edi Rama kundershtonte ne menyre kategorike pasqyrimin e rekomandimeve te Komisionit te Venecias pasi donte qe ta kishte me çdo kusht ne varesi te Saje qorrit, pra te tijen, BKH.
-Vetem nje dite pasi te gjitha palet, pa perjashtim te gjitha, pra perfshi qeverine, rane dakord qe BKH te votohet, pasi te vijne rekomandimet e Komisionit te Venecias per projektin e dyte te ligjit te reformes, qe iu dergua ketij Komisioni nga Xhafa, te pasqyroje keto rekomandime, Edi Rama ben perpjekjen e fundit duke shkelur ate qe ishte rene dakord dhe miraton ne qeveri dhe dergon ne parlament draftin e BKH, me te cilin ai kapte apo fuste ne sqetullen e tij hetimin ne Shqiperi.
Ai mobilizoi fallangat e krimit ne mediat e shkruara, ekranet televizive, portalet online qe te mashtronte shqiptaret, se eshte PD ajo qe bllokon reformen ne drejtesi pasi nuk pranon te votoje ligjin e qeverise per BKH, qe shpall Ramen kryeprokuror dhe Saje qorrin zevendeskryeprokuror, dhe qe sipas tij PD kishte rene dakord!
-Me daten 26 shkurt 2016 vjen opinioni i Komisiont te Venecias per projektligjin e dyte te Eksperteve te Rames, qe u dergua per shqyrtim. Ne kete dokument percaktohet qarte se BKH, apo siç quhet tani njesia antikorrupsion, mund te ngrihet ose ne strukturen e prokurorise se pergjithshme, ose mund te jete krejtesisht e pavarur, pra hidhet ne kosh te plehrave endrra e Rames per te futur nen sqetullen e tij mafioze BKH-ne.
-Qe nga dita e ardhjes se opinionit nga Komisioni i Venecias, Rama hesht si fija e barit per rekomandimet e ardhura ne teresi dhe per BKH ne veçanti, duke dale cullak para shqiptareve me perpjekjet e tij anti-shtet, anti-demokratike per te kapur hetimin dhe te gjithe sistemin e drejtesise nepermjet tij.
Rama ka tani hall dhe tmerr pasi çdo nate i del ne enderr dosja e ÇEZ, Sarajet e Surrelit, pallati ne paje, koncesionet me Beqen, Olsin, …etj etj!”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/