Administrata e Kuvendit në dispozicion të qeverisë, letër presioni edhe Metës

Administrata e Kuvendit në dispozicion të qeverisë, letër presioni edhe Metës

71
0
Shares

Administrata e Kuvendit i është drejtuar me një letër Kryeparlamentarit Meta ku e paralajmëron të mos procedojë me aktet nenligjore për ligjin e dekriminalizimit.

Sipas administratës aktet nënligjore për dekriminalizimin nuk mund të miratohen me vendim por nevojitet një ligj i ri i posaçëm duke vënë në dilemë Kryetarin e Kuvendit.

Por sipas PD, pas kësaj lëvizjeje fshihet Partia Socialiste që ka si qëllim të shtyjë aplikimin e ligjit për dekriminalizimin, shkruan abcnews.

Ardhja e pranverës duket se nuk do të sjellë edhe aplikimin e ligjit të dekriminalizimit, i cili rrezikon të pësojë një tjetër shtyrje pa afat. Një memo e sekretares së Përgjithshme të Kuvendit, drejtuar kryeparlamentarit Ilir Meta, arsyeton se ky institucion e ka të pamundur të miratojë me vendim akte të cilat sipas Kushtetutës duhen miratuar me ligj.

memo

Memo në fjalë i drejtohet Metës në funksion të mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Rregulloreve të Kuvendit, i cili duhet të miratonte aktet nënligjore për ligjin e dekriminalizimet, kusht i nevojshëm për nisjen e aplikimit të tij. Ndonëse palët kishin rënë dakort për ndjekjen e kësaj formule, administrata juridike e Kuvendit këshillon Metën që të ndalet, pasi, shkruhet në tekst,

“nga pikpamja thjeshtë formale kushtetuese, për sa kohë që projekt-vendimi që propozohet për shqyrtim dhe miratim, ka natyrë juridike normative me fuqi në të gjithë territorin e vendit, Kuvendi është i detyruar që ta shprehë vullnetin e tij jo me vendim, por me ligj”.

Dokumenti në fjalë shton më poshtë se “në këndvështrimin e nenit 148 të Kushtetutës të caktimit të detyrave të tjera për organin e prokurorisë, në funksion të zbatimit të ligjit 138/2015, do të duhet që këto detyra të përcaktohen jo me vendim Kuvendi, ashtu si propozohet, por me ligj”.

Burime nga Partia Demokratike, theksojnë se pas këtij vendimi që mban firmën e sekretares së Përgjithshme të Kuvendit, Albana Shtylla, fshihet në fakt nënkryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili ka qenë edhe nënkryetar i Komisionit të posacëm për Dekriminalizimin.

Burimet nga PD shpjegojnë se kjo gjë bëhet nga mazhoranca me qëllim që të provokohen tensione në Parlament, të cilat do të sillnin bllokimin e punimeve normale me rezultat shtyrjen e reformës në drejtësi dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit. Një situatën e cila më pas do të përdoret nga shumica për të fajësuar demokratët si bllokues, shpjegojnë burimet nga Partia Demokratike per abcnews.

Nuk është hera e parë që administrata e Kuvendit nis letra presioni në favor të mazhorancës apo qeverisë. Kjo ka ndodhur edhe ndaj disa institucioneve të pavarura dhe zyrtarëve të lartë që drejtojnë këto institucione.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY