A e provokoi Balla deputetin Arben Ristani!

A e provokoi Balla deputetin Arben Ristani!

47
0
Shares

Deputeti Taulant Balla provokoi deputetin Arben Ristani gjatë debatit për aktet nënligjore për dekriminalizimin duke sjellë shembullin e arrestimit të tij 20 vitesi rast për plotësimin e formularit.

Balla kërkoi falje para se të pasqyronte shembullin me kolegun e tij por ndërkohë Ristani sqaroi edhe njëherë rrethanat e atij arrestimi.

Ristani tha se Gjykata Kushtetuese e ka shpallur antikushtetues arrestimin tij dhe kjo është histori e mbyllur. Megjithatë Ristani tha se është në të mirë të procesit të vijohet me gjetjen e konsensusit për hartimin një formulari logjik dhe të thjeshtë që plotësohet nga deputetët.

Deputetë e mbledhur sonte në këshillin e Mandateve që drejtohet nga Ilir Meta ende nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët në hartimin e formularit të vetëdeklarimit, duke i paraqitur kështu dy variante të ndryshme.

Socialistët mendojnë se formulari i PD ka tejkaluar ligjin, duke qenë shumë i përgjithshëm në formulimin e pyetjes “A jeni ndaluar apo arrestuar ndonjëherë?”.

Nga krahu tjetër, PD shikon te Partia Socialiste një përpjekje për ta ndërlikuar formularin, duke e bëtë të pamundur plotësimin e tij të saktë nga individet e zgjedhur apo te emeruar si kandidatë per pozicione qe ligji i ka ne objekt.

Sipas deputetit Bylykbashi formulari i paraqitur nga socialistët dhe mbrojtur nga Balla do të nxirrte të larë ish-deputetin Mark Frroku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY