Shoqërohet në polici kreu i Aleancës Kuqezi Kreshnik Spahiu

Shoqërohet në polici kreu i Aleancës Kuqezi Kreshnik Spahiu

82
0
Shares

Kreu i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu është shoqëruar në polici. Së bashku me 3 presona të tjerë ata janë shoqëruar nga policia në Komisaritanin nr 1.

Gjithcka ka ndodhur pas protestës që Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar ditën e sotme, para Bashkisë së Tiranës.

Përfaqësues të Aleancës Kuq e Zi  kanë mbyllur dhe gozhduar 3 hyrjet e institucionit të Bashkisë së Tiranës.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se situata është tensionuar mes protestuesve dhe policise, pasi protestuesit nuk duan të lejojnë hyrjen brenda institucionit të kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.  

Njoftimi i Policisë

Më datë 04.03.2016, shoqërohet në ambjentet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, kryetari i Aleancës Kuq e Zi, shtetasi Kreshnik Spahiu si dhe nen kryetari i Aleancës Kuq e Zi, shtetasi Flavio Qarri.

Shoqerimi i tyre eshte bere lidhur me Protestën e paligjshme të zhvilluar gjatë ditës së sotme në ambjentet e jashtme të Bashkisë Tiranë, si dhe veprimet e kundraligjshme te kryera nga ana e tyre gjatë protestës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY