Arrest me burg biznesmenit Gëzim Kajno. Akuzohet për vrasjen e Asllan Kërtushës

Arrest me burg biznesmenit Gëzim Kajno. Akuzohet për vrasjen e Asllan Kërtushës

169
0
Shares

Gëzim Kajno, i cili akuzohet se ka vrarë Asllan Kërtushën u la në arrest me burg. Gjykata e Durrësit i ka komunikuar sot masën e sigurisë. Sipas akuzës, jushërinjte Kanjo, pasi e kanë plagosur Kërtushën, kanë tentuar edhe ta vrasin, duke e qëlluar edhe në taksinë, që do ta çonte në Spital.

 Më 1 mars 2016, Kërtusha ka qenë duke konsumuar pije alkolike në lokalin e shtetasit Gëzim Kajno. Rreth pasdites, në gjendje të rënduar për shkak të alkolit, ai ka nisur të fyejë dhe ofendojë kamarierët e lokalit, të cilët kanë njoftuar pronarin, Gëzim Kajno. Ky i fundit është afruar në lokal, së bashku me nipin e tij, Bledar Kajno dhe kanë tentuar ta qetësojmë shtetasin Kërtusha, i cili gjendej në ambjentet e brendshme të lokalit.

Pasi kanë diskutuar së bashku në tavolinë, Kërtusha dhe pronari i lokalit, Gëzim Kajno, kanë dalë në ambjentet e jashtme të lokalit, ku kanë filluar të grinden fizikisht. Kjo situatë është fiksuar edhe në kamerat e sigurisë së lokalit. Nga kqyrja e pamjeve filmike duket shtetasi Gëzim Kajno që, pas konfilktit fizik, ka një armë tip pistoletë në dorë, me qytën e së cilës godet në kokë dhe në fytyrë Kërtushën.

Nga goditja me qytë, pistoleta ka kryer qitje, nga e cila ka mbetur i plagosur në krah nipi i Gëzimit, Bledar Hajno.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY