PD dorëzon në KQZ 3 kërkesa për referendume

PD dorëzon në KQZ 3 kërkesa për referendume

49
0
Shares

Partia Demokratike ka depozituar ditën e sotme ne KQZ 3 kërkesa për referendume vendore që të sipas tyre mundësoje që zëri i qytetareve të dëgjohet.

Konkretisht, kërkohet referendum vendor për Parkimin nëntokesor tek Parku Rinia; Ndërtimin e objekteve social-kulturore dhe administrative në dy anet e Korpusit te Universitetit Politeknik; Ndertimin e kompleksit te lojrave mbi sipërfaqe betoni në zemër të parkut të Liqenit.

Të gjitha këto objekte mund të ndërtohen në zona alternative duke mos cënuar edhe me tej mushkëritë e dëmtuara të Tiranës, sipas PD-së. “Në kushtet kur janë marrë vendime që cënojne rëndë zonat e ndjeshme mjedisore, pa kryer proces të mirfilltë të ndikimit në mjedis, jo transparente, pa konsultim me qytetaret siç kërkohet nga ligjet ne fuqi, është e domosdoshme që qytetarët e Tiranës të shprehen per keto vendime”, shkruan deklarata e PD-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY