Grida Duma ngroh tregtarët e vegjël: Do ju mbrojmë!

Grida Duma ngroh tregtarët e vegjël: Do ju mbrojmë!

60
0
Shares

Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma bisedoi me tregtarë të rrugës së Barrikadave në njësinë nr 9 në Tiranë mbi vështirësitë e biznesit të vogël, taksat e rritura të Bashkisë dhe tarifat e reja që ajo ka vendosur. Tregtarët tregojnë se është bërë e pamundur të mbajnë hapur dyqanin dhe apelojnë për ndryshim. Shumë prej tyre ndodhen në kushtet e mbijetesës e shumë të tjerë vuajnë edhe arbitraritetin e qeverisjes.

“Na ngacmojnë e vijnë na gjobisin. Me gjobitën 500 mijë lekë para një jave kot më kot. Punojmë për copën e bukës dhe tjetri të gjobit. Më tha që të kaloi një klient pa kupon tatimor. I thashë ma sill klientin këtu. Nuk e solli dhe më vendosi gjobën. Biznesi duhet lënë të punojë. Unë dua të flas, të bëjnë çtë duan”, tha një bukëpjekëse.

“Jemi shumë keq. Po shikojmë taksat e reja që na kanë ardhur nga Bashkia. Janë të pamenaxhueshme. Nuk ka punë fare”, u shpreh një tjetër tregtare.

Tregtarët thonë se dhjefishimi i taksave është i papërballueshëm në kushtet ekonomike me të cilat ata përjetojnë. “Taksa nga 15 mijë do e bëjnë 150 mijë. Nga 1500 do e bëjnë 15 mijë. Eshtë 10 fishim. Nuk ia dalim dot. Do falimentojmë. Puna dihet që ka rënë dhe këtë thonë të gjithë”, tha një shites ushqimoreje.

Të tjerë tregtarë kërkuan mbështetjen e Partisë Demokratike për të ndryshuar realitetin dhe për të vrarë frikën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY