Dekriminalizimi, përfundojnë negociatat, marrëveshja e paqartë

Dekriminalizimi, përfundojnë negociatat, marrëveshja e paqartë

57
0
Shares

Negociatat PD-PS kanë përfunduar por ende nuk është e qartë nëse propozimet e opozitës janë pranuar nga mazhoranca dhe më në fund ka një marrëveshje mes palëve.

Burimet nga PS deklarojnë se të gjitha mosmarrëveshjet janë rrafshuar ndërkohë që nuk ka një prononcim nga ana e PD. Përfaqësuesi i opozitës Oerd Bylykbashki ende nuk ka dhënë një deklaratë edhe spe mbledhja e keshillit te mandateve ka perfudnuar dhe pritet  caktimi i nje ore per fillimin e punimeve te Parlamentit.

Mosmarrëveshjet e fundit lidheshin me me verifikimin dhe hetimin e deklarimeve në formular.

Takimet nisën që të mërkurën por pa arritur ndonjë progres. Ndërkohë që dje gjatë gjithë ditës pati bisedime lidhur me cështje që ndanin të dy palët.

Propozimet e opozitës u diskutuan në Këshillin e Mandateve ndërkohë që më pas do të kalojnë në Parlament, cafarë do të thotë se cikli i bisedimeve dhe debateve mbi aktet nënligjore ende nuk ka përfunduar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY