Rama ruajti Blushin me bodigardët e tij nga militantët që i ndërseu...

Rama ruajti Blushin me bodigardët e tij nga militantët që i ndërseu vet

83
0
Shares

Në foto, Ben Blushi i rrethuar nga bodigardët e Ramës

Kryeministri Rama ia ka ndërsyer militantët Ben Blushit ndërkohë që ka vënë grupin e tij shoqërues në mbrojtje të deputetit rival.

Takimi i Rilindjes në Elbasan ka qenë nervoz për të gjitha palët dhe Ben Blushi nuk ka hezituar të flasë edhe pse disa dhjetra anëtarë të PS-së i janë sulur me të shara fishkëllima dhe kërcënime.

Mes personave që e kanë kërcënuar ka qenë edhe dhëndrri i Sejdinit, kryetarit të bashkisë së Elbasanit.

Kryeministri e ka konsideruar të panevojshëm një lincim fizik të deputetit, cfarë do ta dëmtonte edhe vetë atë.

Pikërisht në momentin më delikat kur Blushi do të linte sallën e elektrizuar kundër tij, rojet e Kryeministri e kanë shoqëruar atë jo vetëm në ambientet e brendshme por edhe jashtë në oborrin e ndërtesës.

Në fakt Rama nuk ka hezituar t’i japë fjalën deputetit që rivalizon për kryetar të PS-së. Ai i ka sugjeruar Taulant Ballës të komunikojë me të nëse do të flasë në një ambient aspak të përshtatshëm, për më tepër të rrezikshëm për të.

Balla i ka shkruajtur në telefon dhe Blushi ka vendosur të flasë, një fjalim pa letër por denoncues për kryeministrin.

Ai e ka marrë fjalën pas zëvëndëskryeministrit Peleshi dhe jashtë axhendës sic edhe bëri prezantimin koordinatori i rajonit të Elbasanit, Taulant Balla.

Të pranishmit kanë fishkëllyer sic ndodh në këso rastesh, por pak më shumë se fishkëlluan Ramën në Lac 14 vjet më parë kur ku i fundit bënte garë me Fatos Nanon për të marrë kreun e PS-së.

“Fërshëlleni sa të doni, por duhet të më dëgjoni”. Ai i është drejtuar Kryeministrit Rama më pas: “Pse e ke mbushur këtu me banditë që kërcënojnë deputetët? Shpjegoju këtyre njerëzve pse nuk do të votohesh? Je i vetmi kryetar partie në botë me mandat 7- vjeçar nga Kuba në Korenë e Veriut. Shpjegoju këtyre njerëzve pse s’kanë rroga më të larta, pse s’kanë asistencë më të larë, pse s’kanë punë dhe çmime të ulëta. Nuk bëre asgjë për të varfrit”.

“Ka ulërima, por nuk ka asamble, ka duartrokitje, por nuk ka kryesi, ka banditë si puna juaj, por nuk ka demokraci. Mos më kërkoni mua llogari, sepse nuk kam qeverisur unë për tre vjet, por ky këtu (Edi Rama)”, është shprehur Blushi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY